Sipas OKB ky eshte vendi me i mire ne bote per te jetuar

Related image

Dy miliardë njerëz kanë lëvizur nga niveli i ulët u zhvillimit human në 25 vitet e fundit, por 830 milionë njerëz vazhdojnë të klasifikohen si “punëtorë të varfër” duke fituar më pak se 2 dollarë në ditë.

Indeksi i Zhvillimit Human (HDI) është platformë e zhvillimeve humane brenda 188 vendeve, e lëshuar nga Kombet e Bashkuara në Raportin e saj vjetor të Zhvillimit Human, raporton Indenpedent.

Norvegjia u emërua si vendi më i mirë në botë për të jetuar për të 12 herë me radhë.

Norvegjia radhitet në maje, e ndjekur nga Australia dhe Zvicra, me vlerën prej 9.44, 9.935 respektivisht 9.030, duke i bërë ato tre vendet më të mira për të jetuar për shëndetësi, pritjet jetësore, edukim dhe të ardhura të larta.
Norvegjia poashtu është emëruar si vendi më i begatshëm në botë, për të shtatë vjetë me radhë. Stili i jetës jashtë shtëpisë, në male dhe fjorde, padyshim luan një rol të rëndësishëm në shëndetin shtetëror dhe që i jep një nxitje turizmit të vendit.

Australia është vendi në të cilin pritjet për vitet në shkollë janë më të larta në botë me 20.2 vjet. Ndërkaq Luksemburgu dhe Katari të cilët janë pjesë e grupit me zhvillim të lartë të humanizmit këtë vlerë e kanë 13.9 dhe 13.8.

Shtetet që renditen në 49 vendet e para konsiderohen si shtete që kanë zhvillim shumë të lartë njerëzor. Disa prej shteteve që janë pjesë e këtij grupi janë Izraeli dhe Brunei.

10 Vendet më të mirë në botë për të jetuar:

1.Norvegjia

2.Australia

3.Zvicra

4.Danimarka 

5.Holanda

6.Gjermania

7.Irlanda

8.SHBA

9.Kanada

10.Zelanda e Re