Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë me 44 automjete të reja të llojit “Wolf”. Gjermania ia dhuron FSK-së 44 automjete

Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë me 44 automjete të reja të llojit “Wolf”. Ato bashkë me 77 komplete me vegla ua dhuroi si donacion kontigjenti i KFOR-it gjerman.1.6 milionë euro është vlera e këtij donacioni, përderisa pranimi i tij u bë me një ceremoni, shkruan Gazeta inFokus.Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjenerali Uwe Becker tha se është i privilegjuar që në emër të ministrisë gjermane po e ndan këtë donacion.

Ai theksoi se janë 50 mijë ushtarë gjermanë të cilët kanë shërbyer në Kosovë, por numri i tyre do të reduktohet.“Tani ka ardhur koha ta reduktojmë numrin e personelit të Bundesëehr-it dhe ta kalojmë detyrat për ofrimin e sigurisë çdo herë e më shumë te autoritetet kosovare, të cilët do të jenë ofruesit kryesorë të sigurisë në Kosovë, jo vetëm në letra por edhe në realitet, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, për të ndërtuar struktura dhe procedura të forta, të besueshme dhe të qëndrueshme, bashkëpunimet e forta të cilat veçse ekzistojnë në mes të Bundesëehr-it dhe FSK-së do të forcohen edhe më tutje”, tha Becker.

Gjenerali i FSK-së, Rrahman Rama tregoi se Gjermania e ka ndihmuar me automjete Kosovën edhe në të kaluarën.204 të tillë i kishte dhuruar ky shtet në vitin 2009.“Ky donacion është tejet i rëndësishëm për të vazhduar rrugëtimin tonë të zgjerimit të aftësive dhe vazhdimin e punëve të mira në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe popullit të Kosovës. Automjetet të cilat po i marrim  sot, do të jenë në funksion të rritjes së mobilitetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivel taktik, realizimin e detyrave tona, rritjes së standarteve në kuadër të mbështetjes dhe transportit të trupave tanë dhe rritjes së ndërveprueshmërisë me ushtrinë gjermane”, ka thënë Rama.

Pjesëtarët e FSK-së, pas ceremonisë testuan automjetet e pranuara. /Gazeta inFokus