Historiani Aleksandre Lambert: Si dhe pse i’u ndërrua emri gadishullit tonë, nga Ilirian në Ballkan?

Si dhe pse i’u ndërrua emri gadishullit tonë, nga Ilirian në Ballkan? 2 weeks ago Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe. Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët… Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me dijetarin dhe gjuhtarin e shquar arbëresh Zef Krispi, i cili në vitin 1831 botoi librin “Shqipja nëna e gjuhëve”.

Ky është studim madhor për gjuhën shqipe dhe Krispin duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albnologjisë. Prandaj libri i tij duhet të jetë si kurani dhe bibla e të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe. Por vepra e tij me rëndësi të madhe, fatkeqësisht nuk njihet nga gjuhtarët shqiptar, ata pa baza shkencore i mohojnë arritjet e Krispit, nuk e studiojnë atë dhe nuk e pëmendin asnjë herë në referimet shkencore. Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe. Duke bërë krahasimet e nevojshme midis gjuhëve të mësipërme dhe thelluar në literaturën përkatëse, ai arriti të zbulojë fjalë të lashta, me të cilat ndërtoi edhe fjalorin pallazgjisht-shqip. Me ndryshime të vogla, janë po ato fjalë si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Kështu ai arriti në përfundimin se gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha pellazge, tek Homeri.

Krispi shkruan: “Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?” Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014) Duke studiuar Iliadën dhe Odisenë kemi gjetur se ato fillojnë me fjalë të gjuhës shqipe: Edhe në poemën ODISEA titulli dhe fjalët e para të këngës së parë i përkasin gjuhës pellazge: ODDYSSEY Titulli i poemës Ἄνδρα μοι ἔννεπε… fjalët e para të këngës së parë = Odhës, udhës, udhëtar = ANDRA MOI ENEPE = Andër moj më jep Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët, për të shkruar gjuhët e tyre. Por më tepër fjalë shqipe në Iliadë ka gjetur studiuesi A. Boçi (2012).

Këto të dhëna të rëndësishme duhet të ishin në themel të gjuhësisë sonë, si dokumenti më i vjetër i shkruar i gjuhës shqipe, por gjuhtarët dhe historianët tanë nuk duan ti pranojnë, duke shkelur të gjitha rregullat shkencore. Ps. Pjesë e shkëputur nga një shkrim më i gjatë i autorit Luftulla Peza /NGA – Luftulla PEZA/

/shqiperiaebashkuar.al/