Apoloni, hapet rruga e mozaikut të ”Shtëpisë së Athinasë”

Specialistet e Institutit te Monumenteve te Kultures prej nje muaj jane duke u kujdesur  per restaurimin dhe hapjen e rruges per ne mozaikun e ”Shtëpisë së Athinasë”, te kesaj rezidence i cili kishte mbi 20 vjet qe nuk ishte hapur apo nderhyre ne konservimin e tij.

Nje grumbull rrënojash qe aktualisht gjenden brenda një rrethimi janë ajo që ka mbetur nga një
pallat dikur madhështor me sipërfaqe rreth 3500 m2.

Arkeologet e quajnë këtë kompleks “Shtëpia e Athinasë” për shkak të mozaikëve të shumtë që ruhen në të. Nga perëndimi dhe lindja e kolonades ishin vendosur dhoma të shtruara me mozaikë që shërbenin kryesisht
për pritje. Në mozaikun e dhomës lindore paraqiten motive nga mitologjia detare: në qendër, në një medaljon tetëkëndësh është dhënë Nereida e zhveshur, hipur mbi një delfin, ndërsa në gjysmërrathët
anësore notojnë hipokampë. Në krahun lindor gjendet dhoma e quajtur e Akilit, sepse në mozaikun e dyshemesë së saj është paraqitur ndeshja e heroit grek me mbretëreshën e amazonave, Pentesilea.

Mozaiku i Akilit dhe Pantesilesë

Në një kornizë janë paraqitur dy skena nga amazonomahia. Në të parën dy amazona po godasin një luftetar grek të gjunjëzuar, që kërkon mëshirë me dorën e ngritur lart. Në të dytën Akili me
përkrenare atike mban në dorë mbretëreshën e amazonave, Pentesilenë, të plagosur për vdekje prej tij gjatë betejës. Banesa ka qenë ndërtuar në shek.II pas Krishtit dhe është braktisur në fillim të shek.III.