JANË GJETUR RRËNOJAT E QYTETIT,TANEA I CILI U THEMELUA PAS RËNIES SË TROJËS

Ministria e Kulturës e Greqisë njoftoi se arkeologët kanë gjetur mbetjet e para konkrete të qytetit të humbur të lashtë,Tanea të cilat sipas traditës u themeluan nga të burgosurit e luftës së Trojës pasi “grekët” shkatërruan Trojën.

U raportua se hulumtimi zgjati nga shtatori në tetor në Peloponez dhe se provat konfirmuan ekzistencën e qytetit antik të Teneas, i cili deri më tani ishte i njohur vetëm nga tekstet e lashta.

Arkeologja kryesore Elena Korka, e cila ka kryer kërkime në zonë që nga viti 2013, tha se ekipi zbuloi muret, hapjet e dyerve, me shumë mundësi shtëpitë dhe qeramika që datojnë që nga shekulli i 4 para Krishtit.Gërmimet vazhdojnë!

/proinformacion.com/