Jozef DioGuardi: Maqedonia pa shqiptarët falimenton

Related image

Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane dhe ish-kongresisti Joe DioGuardi në një intervistë për Iliria News Agency fokuset për zhvillimet aktuale në Maqedoni dhe çështjen shqiptare. Ai thotë se pas zgjedhjeve të reja në Kongresin Amerikan, shqiptarët kanë miq dhe aleatë që kanë të njohur çështjen shqiptare dhe do të vazhdojë mbështetja për shqiptarët në rajon, që po vuajnë akoma padrejtësi dhe pabarazinë që po ndodhë në Maqedoni.

Ai ka folur edhe për zhvillimet aktuale, ndryshimet kushtetuese që përjashtojnë zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve, por edhe arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski që sipas tij lëkundi besueshmërinë e institucioneve. “Për momentin, në Maqedoni unë nuk shoh paqe dhe qëndrueshmëri në horizont. Përse? Sepse ka tension mes shqiptarëve dhe sllavëve. Ne menduam se me largimin e Gruevskit, gjërat do të përmirësoheshin shumë. Tani shohim se Gruevski u arratis në Hungari, në vend që të shkonte në burg…Ai u largua në Hungari për të kërkuar azil politik.

Çfarë shembulli është ky për njerëzit në Maqedoni?”, thotë lobisti i madh shqiptar, Joe DioGuardi. Ai shprehë shqetësime për shqiptarët në Maqedoni, për shkak të përçarjes së partive. “Ku janë partitë politike shqiptare? Përse nuk bëhen bashkë? Kemi së paku 800 mijë shqiptarë në Maqedoni, por kemi së paku gjashtë parti politike. Përse kaq shumë parti politike për kaq pak njerëz. Tani shohim se ka ndasi. Dimë që përfaqësues të dy prej partive do të vizitojnë Uashingtonin”, theksoi DioGuardi.

Ai foli edhe për ndryshimet kushtetuese për emrin. “Por nëse ne kemi një ndryshim të emrit pa pyetur se kush është pozicioni që u takon shqiptarëve, që është se shqiptarët janë të barabartë me sllavët në Maqedoni. Përse shqiptarët duhet të bien dakord të quhen pjesë e grupimit 20 për qind të Maqedonisë? Pa shqiptarët shteti i Maqedonisë mund të falimentojë sot. E dini sa shumë para hyjnë në ekonominë e Maqedonisë nga shqiptarët e Maqedonisë që jetojnë në SHBA, Gjermani dhe vende tjera?

Ne duhet të respektojmë faktin se shqiptarët dhe sllavët e Maqedonisë janë të barabartë në krijimin e shtetit dhe e drejta e gjuhës është e rëndësishme. Çfarë ndodhi me Platformën e Tiranës, Platformën shqiptare? Kërkesa numër një në listë ishte që gjuha shqipe duhet të ishte zyrtare njësoj si gjuha sllave. Shqiptarët flasin gjuhën e sllavëve. Përse sllavët mos të mësojnë shqip gjithashtu dhe të jetojnë së bashku? Kjo është edhe Europa.

Të gjithë të bashkuar dhe në demokraci”, theksoi kreu i LQSHA në video intervistën për Iliria News Agency.

/shqiperiaebashkuar.al/