Qyteti antik Bylisi (iliri)

Image result for marin mema

Në shekullin e III-II p.k. Bylisi arriti një zhvillim të madh ekonomiko-politik dhe shoqeror. Si qëndër koinoni, Bylisi kishte organe që zgjidheshin çdo vit nga mbledhja e përgjithshme e qytetarëve (Eklesia). Prej saj dilte këshilli legjislativ (Bulea), si dhe organi perfaqesues i njesive, qe perbehej nga Demiurget.

Qyteti antik Bylisit, është një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Për mungesë të infrastrukturës së rrugës, ai ka mbetur edhe jashtë vëmendjes së vizitorëve shqiptarë.Megjithatë, vizitorët që shkojnë në Bylis mrekullohen jo vetëm nga pamja, panorama por edhe nga monumentet dhe mënyra e restaurimit. Bylisi zotëron një hapësirë të madhe. Nga aty mund të shohësh gjysmën e territorit të Shqipërisë. Nga aty, syri ta kap Janinën, Tomorrin, Detin Adriatik dhe Fushën e Myzeqesë. Bylisi ka karakter epik. Është një qytet epik i Ilirisë. Ai ndryshon me qytetet e tjera të periudhës ilire.Fillimet e tij i takojnë mesit të shekullit të IV-të para Krishtit dhe deri në fundin e shekullit të VI-të pas Krishtit, pra 10 shekuj jetë.Fisi Ilir i Bylinëve jetonte në krahinën e sotme të Mallakastrës, përgjatë luginës së Vjosës.

Nga pikëpamja ekonomike ai zotërohej nga qyteti kryesor, i Bylisit. Ky fakt vërtetohet nga lista e “theradokëve” të Delfit, (220-189) p.k. Sipas një autori tjetër Stefan Bizantinit thuhet se ky qytet u themelua nga Neoptolemi, Prijesi i Mirmidonëve. I pari autor antik që e përmend këtë qytet, është Psedo-Skylaksi në shekullin IV p.k. i cili thekson se, Bylisi është fqinj i amantëve. Krahina e Bylinëve (Ager Byllinus), sipas Tit Livit shtrihej përgjatë Vjosës deri në Adriatik. Nga Amantet bylinet i ndante Vjosa, në juglindje kufizoheshin me Parauejte, ndërsa në veri të tyre ndodheshin Taulantët. Si qytet Bysili kontrollonte krahinën e Mallakastrës, luginën e Vjosës, rrugen Apoloni-Antigonë dhe rajonin përreth të Ilirisë jugore.Bylisi kishte një sipërfaqe prej 30 ha dhe ishte i fortifikuar nga një mur i tipit katërkëndësh, i cili kishte 7 hyrje të mbrojtura me kulla.

Në shekullin e III-II p.k. Bylisi arriti një zhvillim të madh ekonomiko-politik dhe shoqeror. Si qëndër koinoni, Bylisi kishte organe që zgjidheshin çdo vit nga mbledhja e përgjithshme e qytetarëve (Eklesia). Prej saj dilte këshilli legjislativ (Bulea), si dhe organi perfaqesues i njesive, qe perbehej nga Demiurget. Zbatimi i vendimeve bëhej nga një kolegj nënpunësish të quajtur Prytane, të cilët qeverisnin me rradhë gjatë një viti të shoqëruar nga një sekretar bylisi u kthye edhe në një qëndër të rëndësishme tregetare. Qysh në vitet 270 p.k, ai preu monedhat e tij prej bronzi. Këto monedha mbanin simbolet e qytetit në vitet 230-146 p.k. Punishtet shtetërore dhe ato private të Bylisit konkuronin prodhimet e Apolonisë në këtë trevë, e më gjërë.

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Bylisi që sipas legjendes, ishte krijuar nga Neoptolemi, u shndërrua në nje qytet i madh i Ilirisë .Gjatë periudhës urbane (qytetare) nga shek V-të deri në të I-in p.k. u krijua koinoni (lidhja) i bylinëve rreth qytetit të Bylisit (Hekal)..Akoma nuk është gërmuar një model tjetër si Bylisi, për të parë jetën në mesin e shekullit të VI-të pas Krishtit dhe kjo është veçori e tij. Kjo qendër mund t’iu japë përgjigjen shumë pyetjeve për këtë shekull, mbi jetën, urbanistikën dhe ekonominë. Deri tani, Instituti i Arkeologjisë ka marrë shumë të dhëna mbi objektet e besimit të krishterë.Peshkopat e vendosur në Bylis, ka një sipërfaqe prej 8.000 metrash katrorë. Nga ky kompleks peshkopal, Instituti i Arkeologjisë ka zbuluar rreth 4.000 metra katrorë, që do të thotë se është edhe gjysma pa u zbuluar nga ky kompleks tepër i madh.Si pjesë e katedrales së qytetit, gërmimet aty kanë filluar që në vitin 1984.

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Katedralja në Bylis është e përbërë nga kisha, pagëzimorja dhe kompleksi peshkopal (pallati i peshkopit). Kisha ose peshkopi, në shekullin e VI-të u bë pronare e madhe në qytet dhe luante një rol të rëndësishëm në administratë dhe në ekonomi. Deri në vitin 1991, kishte përfunduar gërmimi i plotë i Kishës dhe pagëzimores. Në atë vit, arkeologët e Institutit të Arkeologjisë kishin gërmuar punishten e zdrukthëtarisë dhe punishten e përpunimit të gurit. Në këto punime janë gjetur veglat e zdrukthëtarit dhe veglat e gurgdhendësit. Arkeologu Skënder Muçaj shpreson në të ardhmen të zbulohen edhe punishte të bulmetrave dhe të qeramikës. Vite më parë janë gjetur edhe mbishkrime të vendosura mbi enë, që flasin për vetë kompleksin e peshkopit. Kjo peshkopatë ka qenë e rëndësishme jo vetëm për prodhimin e produkteve blegtorale dhe bujqësore, por duket edhe në prodhimin e qeramikës.

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Gjatë periudhës së Justinianit u ngritën brënda agorasë antike në pjesën jugore të qytetit 5 kisha të tipit Bazilikal. Njëra prej tyre ka qënë katedrale, e cila shërbente si seli peshkopale. Nga gërmimet arkeologjike në dyshemenë e saj u gjëndën gozhde, copa tjegullash, monedha të kohës së Justinianit, si dhe gjurmë djegiesh. Shkatërrimi i kësaj kishe lidhet me shkatërrimin e Bylisit në vitin 548, nga inkursionet.
Në muzeun historik kombëtarë në Tiranë ruhen 3 mbishkrime nga Bylisi të cilat i përkasin rindërtimeve të mësipërme.Ne to sipas historianve lexohet O i huaj mos ju shmang vështrimit nga bukuria e Bylisi, muret rrethuese të të cilit dikur të rënuara i rindërtoi Viktorini guximtar”.

Fotografia e Marin MEMA Shqiperia Tjeter

Ndërsa në mbishkrimin e dytë që është më i gjati thuhet:“Me providencën e perëndisë dhe hyjneshës virgjëreshë duke i shërbyer drejt qëllimit dhe mënyrave të veprimit të Justinianit, sundimtarit shumë të fuqishëm që ngriti kështjellat e Myzisë e të Skythise dhe të territorit të Ilirikut me gjithë Trakinë, Viktorini njeri me aftesi strategjike, ndërtoi me përvujteri muret rrethuese të Bylisit”.ë shkruara qartë këto mbishkrime janë dokumente autentike, të cilat dëshmojnë qartë këtë pjesë të historisë. Për vlerat që bartin ato citojnë edhe përmbajtjen e dy të tjerëve. Ja se ç’thuhet në të tretin: “Nuk ankohem më për barbarët dhe nuk kam më frikë sepse gjeta tek Viktoriani i madh një njeri i cili më ndërtoi me duart e tij”.

Këto mbishkrime të ruajtura në pllaka guri janë gjetur gjatë gërmimeve të bëra në Bazilikën mesjetare Ka ekzistuar edhe një mbishkrim tjetër i gjetur nga Prashnikeri në të njëjtin vend në vitin 1918. Ai humbi gjatë tërheqjes së ushtrisë Austro-Hungareze në fund të luftës së parë botërore.Përmbajtja e ij ishte e tillë: “Asnjëherë nuk do ti dorëzohem hendeqeve të harresës as emri i Justinianit të fuqishëm, por as koha e gjatë e pallogaritëshme nuk do të mbulojë mundimet e Viktorinit, virtytet e të cilit janë ngritur lart me mburrje”.Diku nga mesjeta e hershme ai filloi të quhet nga vendasit Ballës (Bylis-Balis-Ballës-Ball). Këtë emër qyteti e mori për shkak të pozicionit të tij mbizotërues që do të thoshte Ball ose kryevend.

Ky emër do të përdoret edhe nga të huajt në dokumentat e ndryshme historike. Kështu Bizantinët do ta emërtojnë “KEFALINI” (Kefalos (greq) Krye-Kokë) ndërsa Bullgarët do ta thërrasin “Gllavinice” (Gallava (bullg) Krye-Kokë). Këto dy terma nuk janë veçse përkthim i fjalës shqipe “kryevend”, që përkojnë me toponimin Ball-Ballësh.monumenti të rrallë i cili qysh me fillimin e studimeve historike dhe arkeologjike tërhoqi vëmendjen e shumë studjuesve të huaj qysh në fillim të shekullit të XIX. Të tillë ishin Francezi Pukevil në vitin 1806, anglezi Holland në vitin 1815, arkeologu francez Klod de Klob në vitin 1850, etj. Ky objekt dokument origjinal ne llojin e vet me shkrim që gjendet sot në Shqipëri dhe që flet për ndërtimin e rrugëve antike.

Ndërtimi i rrugës së Astacias dukej se ishte një domosdoshmëri për Bylisin sepse traseja e mëparshme e saj ishte e ngushtë dhe kalonte në vende të rrezikshme. Kjo gjë vërtetohet edhe nga një dekret i dekrecioneve të Bylisit. Deri tani nuk është vërtetuar se në cilin itinerar të çonte rruga e Astacias. Karl Paç Profesori i Universitetit të Vjenës që e pa këtë mbishkrim në vitin 1902 mendonte se kjo rrugë të çonte në Berat, ndërsa arkeologu tjetër austriak Kamilo Prashniker që bëri gërmimet e para arkeologjike në Bylis hodhi idenë se rruga e Lolianosit të çonte drejt Nikajës (Klosit), 1.5 km më tutje.
Ndërkohë që duke u bazuar tek ky mbishkrim shkëmbor ishte Anglezi H.Holland i cili në librin e tij udhëtime në ishujt Joniane, Shqipëri, Thesali, Maqedoni, botuar në … në vitin 1815 e identifikoi qytezën antike me Bylisin.

(foto poshte) Mbishkrimi ka formën e një flete drejtkëndëshe me përmasa 2.03 m I gjerë dhe 3.05 m i gjatë. Ai është gdhendur në shkëmb në faqen jugore nën muret e qytetit të Bylisit. Ai përbëhet nga 15 rreshtatë shkruar në gjuhën latine dhe që kanë thellësinë 0.20m. Mbishkrimi është gdhendur në emër të Markus Valerius Lolianus
Teatri ,teatri i cili kishte një kapacitet prej 9000 mijë vëndesh. Godina të tjera ishin edhe stadiumi dhe gjimnazi.Teatri është monumenti më i rëndësishëm i Bylisit të periudhës antike. Bashkë me stoan e madhe dhe stadiumin, ai ka përcaktuar kompozimin arkitektonik të agorasë rreth mesit të shek III p.K. Për ndërtimin e teatrit është zgjedhur këndi juglindor i agorasë, ku ngritja e menjëhershme e terrenit jepte mundësi për shfrytëzimin e shpatit për ndërtimin e shkallareve.

Gjithashtu, ky pozicion ngjitur me murin rrethues të qytetit jepte mundësi për të komunikuar drejtpërdrejt me trevën fshatare të koinonit, nga vinte një pjesë e madhe e shikuesve, pa qenë nevoja të kalonin nëpër lagjet e qytetit.Vizitorit që vinte nga stadiumi, apo futej në qytet nga porta, teatri i shfaqej përpara si një ndërtim madhështor, me godinën e skenës në sfondin e shkallares. Dy mure mbajtëse anësore e thekson këtë perspektivë, ndërsa kolonada dorike e portikut të godinës së skenës krijonte një monumentalitet të panjohur për teatrot e kohës. Dy bazamente përpara teatrit shënojnë vendet ku kanë qenë vendosur skulptura të Dionisit, apo muzave.
Kantina e verës në Bylis.

E ruajtur më mirë në Mesdhe jo vetëm për periudhën e Antikitetit të vonë, por për të gjitha periudhat, aty mund të shihet i gjithë procesi i prodhimit të verës, që nga ardhja e rrushit deri në nxjerrjen e verës. Është një hajat me një oborr ku vinte rrushi, shkarkohej dhe depozitohej brenda. Nga aty kalonte në punishte, e cila ruhet gati e plotë. Është ruajtur mjaft mirë vaska e shtrydhjes me këmbë, ena e shtrydhjes me dorë, ena ku depozitohej mushti fillimisht, pitosat ku vendosej mushti pasi shtrydhej prej nga ku kalonte në vaskat e mëdha. Deri tani janë gërmuar dy vaska të mëdha dhe një tjetër që është identifikuar, por akoma nuk dihet se sa mund të jenë në total. Vaskat e mëdha janë me përmasat tre me tre metra dhe dy metra të lartë.

Nga kjo mund të kuptohet se sasia e verës që mund të përpunohej aty ishte e madhe. Vite më parë është gërmuar edhe magazina, ku janë gjetur 21 pitosa të cilët kanë vëllime të mëdha deri në tre (hektolitra) kuintalë. Por, mund të ketë edhe magazina të tjera që nuk janë gërmuar akoma. Kjo radhitet ndër kantinat e mëdha të verës.Janë të ruajtura mirë që të gjitha pjesët e një kantine të madhe vere dhe mund të shihen vendet ku janë kryer të gjitha proceset e punës. Kështu, ne kemi në vendin tonë një model të vjetër të përpunimit të verës. Pjesa e gërmuar e kësaj kantine është afërsisht 2000 metra katrorë dhe ka shumë ambiente. Ndërtesat në përgjithësi kanë qenë dykatëshe, kati i sipërm është përdorur për tjetër gjë, ndërsa kati i poshtëm është përdorur për tjetër gjë.

Arkeologu Skënder Muçaj shton se akoma nuk është gërmuar e gjitha, sepse deri tani është parë vetëm punishtja dhe një pjesë magazine. “Ka shumë ambiente që mendohet se janë magazina. Me sa është vëzhguar deri tani, nuk ka shumë ndryshim në mënyrën e prodhimit të verës nga ajo kohë në kohën tonë. Enët që e mbanin verën e prodhuar, në atë kohë ishin prej balte dhe këto të fundit janë gjetur në këtë kantinë”.Deri tani është gërmuar punishtja e vajit të ullirit dhe është duke u gërmuar kantina e verës. Në vendin tonë, deri në shekullin 19, vera është prodhuar shumë dhe pas këtij shekulli është prodhuar edhe rakia.Punishtja e vajit,punishtja e vajit të ullirit ndërsa ekipi i arkeologëve në këtë qendër, ka zbuluar pjesërisht mullirin e bluarjes dhe furrat e përpunimit, vendin ku përpunohej dhe shumë mbeturina të bërsive të ullinjve që janë përdorur për t’u djegur Baptisteri është ndër pjesët më të rëndësishme të bazilikës B dhe është i vendosur në anën jugore të saj.

Ai eshtë i pajisur nga dhoma e pagëzimit dhe dy dhoma te tjera të shtruara me pllaka guri.Bazilika A[redakto | redakto tekstin burimor]
Bazilika A është e periudhes së antikitetit të vonë dhe pikërisht e gjysmës së parë të shek.V m.kr, ajo ka qënë një bazilike trenefshe me nje abdisë gjysëm rrethore dhe transept tre pjesësh kurse hyrjen e ka nga perëndimi. Nefet e saj ndaheshin nga njëri – tjetri me anë të harkadave mbi shtyllat e murëzuzra. Disa pjesë të saj janë të shtruara me mozaike me motive floreale, gjometrike dhe zoomorfe siç janë sanktuari, nefi qëndror e verior, krahu verior i transeptit dhe narteksi.

Bazilika A u dogj nga dyndjet barbare sllave në gjysmën e shek.VI m.kr, kurse zbulimi i saj nga arkeologët u bë në 1980.Bazilika B kjo bazilikë është e shek.IV m.kr – fillimi i shek. V. Ajo ka një gjatësi prej 67 m , është e përbërë nga atiumi, narteksi, nefet, transepti, abdisa gjysëm-rrethore. Dyshemetë e nefeve anësorë dhe atij qëndror janë të shtruar me mozaik me figura floreale, gjometrike dhe zoomorfe e njerzore si interpretim i dogmës kristiane por nuk mungojnë edhe skena me pamje nga jeta e perditëshme.

/Nga – Marin Mema/