Vjetërsia dhe rëndësia e fshatit Tabanoc, dikur ishte qytet

Te vendkalimi kufitar i Presheves,ne hyrje te territorit te Maqedonise shtrihet fshati Tabanoc.Me sakte ky fshat shtrihet ne rrafshinat aluviale te lumit Banjka neper te cilat sot qarkullojne rruget moderne,magjistralet transballkanike-autostradadhe hekurudha.Ne te kaluaren e lashte antike dhe mesjetare neper kete vendbanim kalonte arterja e rruges se vjeter qe lidhte rruget Via Egnatia dhe Via Militaris.Rruge e cila nga popullsia e kesaj treve quhej “Drumi i Shkupit”. Pra, Tabanoci ishte i vendosur ne nje udhekryq te madh gjate tere kohes se vjeter.Tabanoci per shkak te kesaj pozite shume te mire gjeografike,ne te kaluaren perfaqesonte nje pike te rendesishme te udheve tregtare.Aty priteshin rruget qe shkonin nga detat e nxehte jugor ne drejtim te detave te ftohte verior,si dhe nga lindja ne drejtim te perendimit.

Deshmi per vjetersine dhe rendesine e Tabanocit si vendbanim,marrim etimologjine e emrit te tij.Nga Iliret-Dardanet nje tip i vecant i vendbanimeve rurale te periudhes se parafeudalizmit dhe te feudalizmit te hershem quheshin T’banat qe d.m.th te banuarat.Per kete tip te vendbanimeve shqipetaret e sotem e pervetesuan emrin stanet, nga sllavishtja.Lokacioni i Tabanocit ka vecori natyrore shume te mira per zhvillimin e blegtorise.Me kalimin e kohes ky vendbanim rural-blektoral per shkak te pozites se mire gjeografike dhe rrethanave historike e fiton funksionin e qytezes-qytetit.Duke u mbeshtetur ne gojedhenat te cilat jane percjellur neper gjenerata,Tabanoci gjate mesjetes ishte qytet.Ne drejtim te tij, per shkak te funksionit te jashtem shume te fuqishem nuk gravitonin vetem se fshatrat e rrethines por edhe nje varg venbanimesh tjera urbane te rajonit dhe me gjere.

Nga fakti se ketu priteshin rruget e qendrave te medha kulturore,civilizuese,ekonomike dhe politike, si p.sh Stambollit,Qystendilit,Shkodres,Dubrovnikut,ne nje drejtim dhe te Vienes,Budapeshtes,Beogradit,Shkupit,Athines etj ne drejtimin tjeter.
Ne kete periudhe Kumanova ishte fshat i vogel i rrethuar me toka mocalike…!
Nga objektet e vjetra arqitekturale te Tabanocit pjeserisht i shpetoi dhembit te kohes vetem se xhamia e cila eshte gjysme e rrenuar.Kjo xhami e vogel me siperfaqe prej 30m katrore ishte e ndertuar me vitin 1380.Supozojme se fillimisht ne kete xhami i benin sherbesat e tyre fetare tregetaret e besimit musliman te cilet ishin stacionuar ne Tabanoc si puntor te administrates tregtare te shteteve Orientale- te lindjes.Sipas gojedhenave,ne Tabanoc eksiztonin depote (magazet) e mallerave qe vinin dhe shperndaheshin nga vendet e ndryshme.

A.Stojanovski ne vepren e tij “Kadilleku i Vranjes” Ku shtjellon periudhen per vitet 1518-1570,shkruan pervec tjerash edhe per dy fshatra te Kazase se Presheves te cilet shtriheshin shume prane Tabanocit aty ku sote eshte vendkalimi kufitar Serbi-Maqedoni.Keto dy fshatra ishin Banjka dhe Cakanoci.Sipas ketij autori me teper se gjysma e familjeve te besimit mysliman te kazase se Presheves jetonin ne Banjke dhe Cakanoce.Me heret keta mysliman sherbesat e tyre fetare i benin ne nje xhami te perbashket te cilen autori ne fajle nuk arrine ta identifikoje ne terren.Ne fushen e Miratocit ekzistojne toponimet “Kisha” dhe “Varret e turqeve”.Prane ketyre toponimeve jane hasur muret e kishes dhe varrezat katolike si dhe varrezat myslimane.Kur kemi parasyshe se Banjka shtrihej ne veri te Tabanocit vetem se 0.5 Km dhe Cakanoca rreth 1 Km , mendojme se keto 14 familje myslimane te ketyre dy fshatrave,sherbesat e tyre fetare i benin ne xhamine e Tabanocit.

Ne anen lindore te xhamise disa dhjetra metra large eshte varreza e bijes se Pashes mbi te cilen qendron nje epitaf.Nuk kam njohuri mbi permbatjen e ketij epitafi.Objektet tjera te vjetra jane zhdukur nga dhembi i kohes dhe mezi verehen gjurmet e bujtinave (haneve),banjos publike (hamamit) dhe kazermes ushtarake si pjese percjellese e administrates feudale Osmane qe e perbenin agallaret dhe bejleret e Tabanocit.Pasardhesit e tyre sot jetojne ne Presheve,Kumanove,Shkup,Stamboll dhe qytetet tjera te Turqise.Ne fshatin Tabanoc banueshmeria ka vazhduar perseri, pasi qe banoret e sotem jane imigrant te fshatrave te rrethines.Ndersa ne fshatin Banjka dhe Cakanoce qe shtriheshin ne fushen e Miratocit,nuk eshte perseritur banueshmeria qe nga periudha e luftrave Austro-Osmane prej 1690-1739.Banoret e ketyre 2 fshaterave sot jetojne ne Miratoc dhe fshatrat tjera te rrethines.

Gjate perpilimit te ketij materiali jemi mbeshtetur ne:

1.Sevdail Kadriu, Leksiku toponimik dhe patronimik i rajonit te Kumanoves
2.Aljeksandar Stojanovski, Vranjeski Kadiluk
3.Rrefimet e gojedhenave nga: Kamber Shabani-Xhaga nga Miratoci dhe Adije Shehu-Tabanoci nga Presheva./presheva.al/