Ja vërtetimi i lashtësisë së gjuhës shqipe/Varret etruske janë shkruar shqip dhe jo greqisht.

Nga Mili Butka*

Ashtu si shumica e enëve të këtij lloji, vazo – etruske janë pa bazë dhe koka është e mbyllur me një kapak në formën e një bulze – SYTHI në krye të saj. Ajo është përdorur si një enë e vogël terrakote që mbante vaj ose parfum. Shumë vazo të tilla janë gjetur në varret e grave.

Fjala “Suthina” e gdhendur në këtë objekt dhe në objekte të ngjashme hidhet një hipotezë se i përket gjuhës greke: fjalë që formohet nga emri “Suthi” (varri) dhe prapashtesa “-na” që tregon përkatësinë e saj në varr.

Orenditë etruske me mbishkrimin: ‘ΜVΟΙΝΑ’ të cilat i përkasin periudhës së shekullit të 4- 3 pes, vetëm greke nuk mund të jenë.
Së pari alfabeti i përdorur aty është një alfabet i pastër etrusk shumë larg atij alfabeti të quajtur grek, së dyti ky mbishkrim gjendet edhe në objekte si unaza apo mbajtëse (enë në forme rrethore) e tjera siç shihet edhe në figurë.
Krejt jashtë çdo llogjike të kemi në unazë apo në sende e orendi të tjera prej bronzi të shkruar fjalën “Varr”

Vihet re qartë se në krye të kësaj vazoje etruske kapaku i saj mbyllsja ka formën e një “bule – sythi”, e për këtë i drejtohemi fjalorit të gjuhës shqipe dhe aty gjejmë:

SYTH m.
1. bot. Bulë në majë a në anë të degës së drurit, nga e cila shpërthejnë gjethet dhe rriten bisqe të reja; mugull. Sytha anësorë. Syth i fjetur syth që nuk zhvillohet. Shartojnë me sytha. Nxjerrin sytha pemët në pranverë.
– Secili lak i vogël që bën filli në rreshtin e diçkaje të thurur me shtiza; syçkë, gojëz e çorapit, e trikos etj.; çdo #vrimë e rrjetës së thurur, aty ku bën lak filli, lakth; #rreth i vogël që bëhet duke e lakuar litarin për ta shtrënguar, laku i litarit. Bëri dy sytha.

– Vrimë e vogël në derë për të shikuar jashtë që nga brenda pa u dukur. Syth me xham të posaçëm. Shikon nga vrima e sythit.
– Secila nga dy pjesët e hejbeve. Sythat e hejbeve, (mbajtset). Mbushi plot të dy sythat.
– fig. Diçka e rrumbullakët a në trajtë kokrrize që del në sipërfaqe; flluskë e vogël, sumbull, bulë. Sytha gjalpi (lyre).

Mendoj se kjo është arsyeja pse këto “vazo mbajtëse” me një syth të vogël sipër saj mbyllur me një kapak sythin-gojzën me formën e një bule quhet: SYTHINA.

Veç kësaj tek gjuha e jonë e lashtë shqipe gjejmë gjithashtu:
SUTAK m. krahin.
Kafka e kokës.

SUTË f. zool.
1. Femra e drerit, drenushë. Sutë e plagosur. E shkathët (e hajthme) si sutë mali.
2. fig. Vajzë e hijshme dhe e shkathët; vajzë e urtë, e butë. Një sutë shtathedhur.
Kjo është *SYTHINA etruske – Zanë, një drenushe e vërtetë, vajzë e bukur që si trembet syri e hijshme, shtathedhur: Sute mali.

Ps tek gjuha shqipe edhe fjala “unazë ka po këtë kuptim, si nje Syth – lak rreth i zanë> unazë që hyn [t’ynel në gishtat tanë (δαχτυλίδι)] sythe, Sythina./dardaniasacra/