KRIMET NDAJ SHQIPTARËVE NË RAJONIN E GJILANIT DHE KRIMINELËT E PA NDËSHKUAR SERB! (KUJDES FOTO ME PAMJE TË RËNDA)

Xhelil Arifi

Ky shkrim,si (më poshtë) është publikuar për herë të parë më 30.shtator të vitit 2000,në gazeten ditore “Fakti” të Shkupit,dhe atëhere kisha arritur që të mbledhë disa të dhëna dhe foto për kriminelët e mundshëm,të cilët kishin kryer krime gjatë luftës në rajonin e Gjilanit dhe më gjërë në Anamoravë.Për fat të keq krimet e tyre nuk ishin ndalur as pas futjes së forcave të NATO-s në Kosovë siç më së miri e dëshmon edhe shkrimi i mëposhtëm për krimin e kriminelëve paraushtarak serb mbi persona civil shqiptar.

Tani nga ky këndvështrim ne nuk mund të paragjykojmë për vërtetësinë,të cilën mund ta bëjë ose bënte vetëm një gjyq meritor,por që fatkeqsisht nuk ka ndodhur kurrë një i tillë.Në këtë shkrim,ju mund të gjeni foto me pamje të rënda,si psh.Nga masakra e forcave serbe në katundin Llocë,dhe trupat e djegur të shqiptarve të pafajshëm të cilët ishin vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore,si dhe fotot e njesiteve paramilitare e militare të përbëra nga serb lokal si dhe të ardhur,e edhe emëra të cilët lakoheshin në atë kohë nga banorët lokal shqiptar,të cilët sipas tyre do të mund të ishin/ose ishin involvuar në dhunimet dhe masakrat në Llashticë,Llocë,dhe gjetkë deri në Zhegoc.

Të cilët ka mundësi ende shëtisin të lirë mu sikur shëtisnin edhe atëhere e në atë kohë,pas largimt të ushtrisë serbe dhe hyrjes së forcave të KFOR-it.Mu sikur rasti i këtij Vlado Zmajeviq i cili ditëve të fundit është kapur në Mal të Zi i dyshuar për krime lufte në Zhegër të Gjilanit.

mas1

Pamje të shqiptarëve të masakruar (..Trupa të djegur nga masakra…në Llocë)

Më poshtë shkrimi i Publikuar më 30.shtator 2000 në gazetën FAKTI -Shkup

”Hajde shkojmë në Zvicer, ta perqafi pak babin edhe kthehemi”Masakrimet e shqiptareve nga ana e forcave paramilitare dhe forcave tjera ushtarake-policore serbe nuk kan perfunduar me mbarimin e luftes ne Kosovë. Këtë e deshmon edhe ngjarja tragjike që ka ndodhur ne fshatin Muqibabë, me konkretisht ne rrugen fare pran ketij fshati qe lidh Gjilanin me Presheven, ku me 13.07.1999 nga paramilitare serbë jan masakruar katër tërinje shqiptar.

Agush Rexhepi nga Muqibaba i lindur me 20.09.1973, mesues në këtë fshat dhe aktivist i dalluar, vellai i tij Sejdi Rexhepi i lindur me 11.07.1978, Mirnes hajdini i lindur me 01.05.1980 po ashtu nga Muqibaba, si dhe Menderes Ramushi nga gjilani, i lindur me 15.04,1977, me 13 korrik 1999, të cilët afer fshatit Muqibabë jan ndalur nga serbe te armatosur (paramilitare), te cilet kane qenë në kolonen e serbeve qe kthehej nga presheva per ne Pisjan. Ata së pari jane vrarë e më pastaj jan masakruar në menyrë me barbare. Kufomat e tyre më vonë jan marrë nga ushtaret e KFOR-it dhe jan varrosur ne varrezat e gjilanit.pas kesaj ngjarjeje tragjike, nga ky fshat si dhe të tjeret afer jan larguar shumë banorë. 63 familje me 462 banorë jane vendosur në vendet me te sigurta, kurse familja Rexhepi eshte vendosur ne Gjilan.

Ne shtepinë e re ende te paperfunduar gjetëm vellain e te ndjereve, nënen dhe dy femijet e Agushit, afer tre vjeq që të dy. “Nuk i harrojmë sa te jemi gjalle” thot e ema e te ndjerëve, “me perveluan keta dy”, e kishte fjalen per dy djemte e Agushit te mbetur jetim. “Nje ditë”, thot plaka, Ganiu me tha:Agushi hic s’po vjen. Ka shku ne Zvicer, i themë. e ai pastaj me tha: ”hajde shkojmë në zvicer, ta qafi pak babin edhe kthehemi”.

Asgje nuk është bërë per sbulimin dhe kapjen e krimineleve edhe pse shum nga ta ende gjenden ne Kososve.Disa jan parë edhe ne Gjilan, ne pjesen ku jane te koncentruar afer kishes si dhe Pisjan, si dragani (ish-mesuesi i Agushit). Drashku magacioneri koopertives bujqesore, Sava pylltar,Sava polic rezerve, te gjith nga Pisjani, si dhe Mila prej livoçi me të vellain, per te cilet ne familjen e Rexhepit mendojne se jane ekzekutueseit kryesorë.

Te bejne te mallkosh gjithe boten, te gjithë ate botë qe nga ti kerkon te falesh, por kujt t’i falet, atyre qe nuk pranojne gabimin, atyre qe pozojnë para shtepive te djegura te shqiptareve ne shenje te ngadhenjimeve te tyre mbi femijet, grat, pleqet e pafajshem te kesaj toke.
Familjes Rexhepi iu kishin thene se ata ishin viktima rasti, kurse kriminelet ende gjenden ne Kosove.
Kriminelet kane mbetur edhe ne fshaterat e rrethit te Gjilanit, ne Shillove, Pisjan, Partesh, per të cilët betohen njerzit që i kanë parë në kolonat e serbeve te percjellura nga KFOR-i qe shkojne në Serbi dhe kthehen prapa në Kosovë.

Si p.sh paramilitarin nga Ranillugu, i cili ka punuar me pare ne kombinatin bujqesor se bashku me paramilitarë të tjerë që kanë kryer krime neper Kosovë, si Dobrivoje Stankoviq, i cili ka kryer krime ne Llashtice pastaj Pop ÇEDA nga Koretishta, njefar Kiki, Bozha, J. Gjoka, Papoviqi nga Gjilani. pastja punetore te sigurimit shteteror si Papoviqi, Vlasta i Poneshit. Biliqi, djemte e Zvonkit, Nikolla i Koretishtes etj. Te gjithe keta me emra kanë kryer krime në rrethin e Gjilanit e me gjere ne Kosove.Ku jane keta? A do t’u falet krimi? A do t’i arrijë drejtesia, apo ajo do te mbetet nen meshiren e planeve paushalle qe nuk njohin emocionet e viktimeve.

Foto të kriminelëve të dyshuar të cilët kanë vepruar në rajonin e Gjilanit

Nga – Xhelil Arifi 30.shtator 2000 FAKTI -Shkup