“Ndërhyrje ruse në Shqipëri”; Kreu i SHISH paraqet në Kuvend raportin sekret

Image result for “Ndërhyrje ruse në Shqipëri”; Kreu i SHISH paraqet në Kuvend raportin sekret

Helidon Bendo kreu SHISH është shprehur i shqetësuar përpara anëtarëve të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, për përpjekjet për të rritur influencën ruse në Shqipëri.

Një burim i tha Top Channel se pjesë e asaj çfarë Helidon Bendo ka ndarë me deputetët ishte edhe shqetësimi për tentativat e Rusisë në rritjen e influencës në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për ta shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.
Pikërisht për këtë çështje, disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kombëtare kanë ngulmuar duke i drejtuar një mori me pyetje.

Ata e pyetën kreun e SHISH nëse inflienca ruse shkon deri në nivele të larta të politikës shqiptare.
Jo, ka qenë përgjigja e Helidon Bendos, nuk kemi informacione.

Ndërsa deputeti Myslym Murrizi i ka drejtuar disa pyetje në lidhje me ekzistencwn e një grupi oficerësh të korruptuar, në policinë e shtetit.

“Ne nuk mund të analizojmë veprime në grup por mbledhim informacion të personalizuar. Nuk na rezulton që në policinë e shtetit te ketë një grup oficerësh të korruptuar”, citohet të jetë përgjigjur Helidon Bendo.

Raporti vjetor i SHISH tashmë ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.
Deputeti Xhemal Qefalia në nisje të raportimit kërkoi nëse ndonjë pjesë e raportit nuk përmbante informacion të klasifikuar, apo të dhëna bëheshin në praninë e kamerave.

Këtë kërkesë të Qefaliajt e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj e cila theksoi se e mbështet propozimin e deputetit Qefalia.

Por Helidon Bendo u shpreh se raporti ishte i klasifikuar dhe se seance duhet të bëhej pa praninë e medias.

Gjithsesi ai premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH do të ishte i aksesueshëm për publikun.

Deri në përmbushjen e këtij premtimi mbetet e paqartë nëse trafiku drogës, krimi organizuar, influenca ruse, spinunazi Iranit apo faktorë të tjerë, janë cenuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare.

/njekomb.com/