I prek të gjithë me postimin e saj vajza e Ukshin Hotit , thotë që është e sëmurë që 5 vite!

Erleta Hoti ka prekur të gjithë me një postim të cilin e ka bërë në rrjetin social Facebook.Vajza e atdhetarit të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1999 Ukshin Hoti,ka njoftuar se është e sëmurë tash e 5 vite, pa punë dhe pa njohur se çfarë të bëjë me veten.

Më poshtë mund ta shihni postimin e saj të plotë:

5 vite në gjendje jo të mirë shëndetësore, pa punë dhe pa njohuri se çka të bëj me vetën…

Në fillim të vitit 2015 isha e ftohur nga një kanal urinar, kurse një nefrolog më diagnozoi që kisha “veshkë” të dëmtuar. Nga terapitë e gabuara gjendja veçse përkeqësohej, derisa ndrrova doktorin, i cili e pa që nuk kisha asgjë në veshkë. Po për shkak të keqtrajtimit, veçse më ishin dëmtuar disa organe të brendshme,
ndër to dhe zemra…

Pas 3 viteve të terapive shëruese, rezultatet mjekësore më dolën mirë dhe u gëzova mjaft shumë.

Por, pas katër ditëve kisha pasë infarkt në zemër (sipas kardiologut) dhe prap mbeta ratë dhe me pasoja nga më të ndryshme.
Kam shkuar tek katër kardiologë të ndryshëm dhe i kam marrë 4 diagnoza
të ndryshme për zemër.
Po e vrrej që gjendja veçse po më përkeqësohet, por me 4 diagnoza të ndryshme as që po i bie në fije se çka të bëj.

Ndoshta në rrjetet sociale njerëzve po ju dukem e buzëqeshur, “shëndosh e mirë” dhe e aftë që të mirrem me ndonjë gjë. Por, realiteti është i kundërt.

Këtë gjë po ju tregoj për herë të parë publikisht me shpresën që disa portale propaganduese të mirren me çështje më të rëndësishme e jo me një njeri, që nuk është mirë me shëndet!

Çdo të mirë,
E.H.