Vasfije Krasniqi Goodman i shprehu Mogherini-të shqetësimin e grave të mbijetuara nga dhuna…

Related image

Vasfije Krasniqi Goodman mbrëm është takuar me përfaqësuesen e lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Federica Mogherini. Ajo Mogherinit i ka shprehur shqetësimin e grave të mbijetuara nga dhuna sekseale gjatë luftës që nuk janë të përfshira në dialogun Kosovë-Serbi, percjell “Zëri.info”

Goodman përmes një postimi në “Facebbok” ka thënë që përfaqësuesja e lartë e BE-së i ka deklaruar asaj që do të bëj cmos që këto viktima të mbështeten. Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të saj: Sonte pata nderin që ta takojë Federica Mogherinin, Përfaqësuesen e lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian.

Pasi që Bashkimi Evropian është i përfshirë në diskutimet për paqe mes Kosovës dhe Serbis, une ndava shqetësimet e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës: Ne nuk duam që të harrohemi në negociata, duam që zëri ynë të dëgjohet. Ajo më premtoi mua që do të bëj cmos që të mbijetuarat të mbështeten.

Image