AMBASADORI I RI I PUTINIT NË BEOGRAD MË 2008 KISHTE THËNË:”NDARJA FAKTIKE E KOSOVËS NË PJESËN SERBE DHE SHQIPTARE DO TË NDODHË”

 

Image result for ndarja e kosoves

Ka paralajmërime se këtë vit do të ndodhë ajo marrëveshja e famshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,e cila parasheh lëvizjen e kufijëve në mes të këtyre dy vendeve ,faktikisht një përkufizim territorial ,pak a shumë në baza etnike.

A ka një lidhje me këtë edhe ardhja e ambasadorit të ri rus në Beograd Aleksandër Bocan Harçenko,i cili në qershor do të zëvendësojë ,Aleksandër Çepurinin,i cili në misionin diplomatik rus në Serbi kishte shërbyer për gjashtë vjet e gjysmë me radhë si një mbrojtës nacionalist i interesave ruse në Ballkan?

Sa i përket interesave ruse dhe serbe sigurisht se po sepse një nacionalist po zëvendësohet me një diplomat profesionist ,si dhe konsiderohet një ekspert për zgjidhjen e problemeve dhe nuk habit që pseudonimi i tij është “Specialist rus”. Ai është i njohur edhe për njohurinë e tij të shkëlqyer të situatës në Ballkan, gjë që i kanë sherbyer instalimet e mëparshme.

Por çka është më e rëndësishmja në këtë lëvizje jo të rastsishme diplomatike është se “Specialist rus” në ardhje në krye të përfaqësisë ruse në Beograd,është edhe përkrahës i dëshmuar i kahmotshëm i idesë për ndarje të Kosovës.

Ai gazetës serbe “Blic”,në vitin 2008 derisa ishte në shërbim diplomatik në Bosnie i kishte deklaruar kësaj të përditshme se ndarja ,sipas tij ,faktike e Kosovës në pjesën serbe dhe shqiptare do të vijë sepse serbët kurrë nuk do të pranojnë pavarësinë e Kosovës.

“Në Kosovë do të ndodhë një ndarje de facto e krahinës në pjesën veriore serbe dhe atë jugore shqiptare, si rezultat i një shpallje ilegale të pavarësisë. Rusia ka paralajmëruar gjatë se popullsia serbe kurrë nuk do të pranojë shpalljen e njëanshme të pavarësisë dhe se rezultat i kësaj do të jetë ndarja – kishte thënë Bocan-Harchenko duke shtuar se “pjesa shqiptare e Kosovës do të përpiqet të organizojë jetën në kuadër të Deklaratës së Pavarësisë, ndërsa serbët do të jetojnë veçmas , e cila në fakt do të ndahet në territor “.

Përderisa sipas burimeve diplomatike të gazetës Blic ai ,Harçenko “është një njeri që është më komunikues sesa Chepurin. Jo çuditërisht, ai u zgjodh si përfaqësues i ri i Moskës në Beograd, duke pasur parasysh se ai aktualisht po thyhen heshtat në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se Rusia po përpiqet të mbajë influencën e saj në Ballkan në të gjitha mënyrat e mundshme për të dhe të mbetet në burim të informacionit. Në lojë për Kosovën, janë si BE dhe Amerika, me synimet e krijimit të një zgjidhjeje që i përshtatet atyre, për zgjidhjen e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe prandaj Moska nuk mund të lejojë që të dërgojë një diplomat të shkallës së dytë në Serbi!”

Moskës nuk i ka ngelur shumë hapsirë ndikimi në Ballkan ,përveç vendeve ku serbet dominojnë dhe kanë etnitë ose shtetet e tyre,prandaj kjo përplitje e koordinuar serbo-ruse për të shkëputur sado ,pjesë të Kosovës siç ka vepruar atje ku kanë mundur nëpër pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë.Aq më tepër që opcioni i ndarjes,ose përkufizimit nuk është më tabu ,por një opcion i cili përkrahet nga shumë faktor edhe ndërkombëtar edhe vendor.

Dhe normale që në kuadër të kësaj loje duhet të kesh lojtar sa më të përgatitur.Këtë po e bëjnë Rusët dhe Serbët:Sa po bëjnë Shqiptarët ,të presim qershorin e tutje pa të mund të konkludojmë.Asgjë nuk është e rastësishme!/Xh.Arifi/Proinformacion.com/