AT’ SHTJEFËN GJEÇOVI, THEMELUESI I ARKEOLOGJISË SHQIPTARE

NGA – LIDA FABIAN MIRAJ

Fretnit Françeskanё kanё qenё dhe janё dhe sot e gjithё ditёn shumë tё respektuar pёr qёndrimet e tyre tё drejta jo vetёm pёr “Fe e pёr Atdhe”, por edhe pёr erudicion nё tё gjitha fushat e kulturёs. Kontributi qё ata kanё dhёnё nё kulturёn shqiptare ёshtё i pamohueshёm, pavarёsisht nga persekutimet e vazhdueshme qё kanё pёsuar gjatё shekullit të kaluar, duke filluar me vrasjen e At Shtjefёn Gjeçovit nё afёrsi te Prizrenit nё vitin 1930, apo mё pas me vrasjet, zhdukjet, torturat dhe persekutimet e Fretёnve Françeskanё gjatё viteve tё egra tё Komunizmit nё Shqipёri.

Duke u kthyer nё subjektin e kёtij shkrimi, i cili lidhet me At’ Shtjefёn Gjeçovin, këtë themelues të arkeologjisё shqiptare dhe me Koleksionin arkeologjik, tё cilin ai e pat mbledhur me shumë kujdes e përkushtim dhe qё ruhej nё njё nga ambientet e Kuvendit tё Françeskanёve nё Gjuhadol tё Shkodrёs; ёshtё e dhimbshme tё mendohet qё ky koleksion nuk ekziston mё, dhe kjo gjё datohet qё nё vitet e para tё regjimit komunist.

At’ Shtjefёn Gjeçovi jo vetёm kishte koleksionuar me dashuri e pasion te veçantё, por edhe kishte botuar njё pjesё tё materialit arkeologjik nё revistёn “Zani i Shna Ndout” nё maj-gusht tё vitit 1920. Nё kёtё botim ai prezantonte rёndёsinё qё kishte arkeologjia nё historinё e errёt tё Shqipёrisё dhe pёrshkruante gёrmimet qё ai vetё kishte mundёsuar. Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjefnit ose i Fretёnve Françeskanё ishte mjaft i rёndёsishёm jo vetёm pёr cilёsine e materialeve qё ruheshin, por edhe pёr faktin se ato kostituonin shembuj unik gjetjesh nga nekropoli i Komanit, nga Laçi Sebastes, nga Shala e Dukagjinit, Kopliku, Postrriba, Mirdita, etj., apo edhe nga gjetje tё tjera rastёsore.

Nё vitin 1998, pas kthimit tim nga njё vit akademik Post Doktoratë, pёr Studime Bizantine nё Dumbarton Oaks, Washington D.C., une u mora me njё punё kёrkimore rreth veprimtarisё sё Misionit Arkeologjik Italian nё Shqipёri nё vitet 1924-1943.

Nё Arkivin Qёndror tё Shtetit ne Tiranë ndërmjet shumё dokumentave gjёndet nje letёr, nё tё cilin thuhet se mё 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Ministёr pranё Ambasadёs Italiane nё Tiranё, disa kopje tё librit tё parё , “Albania Antica”, tё arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare pёrfshirё Rektorin e Jesuitёve dhe At Gjergj Fishtёn nё Shkodёr, At Shtjefёn Gjeçovin, i cili nё atё kohё ishte nё Kosovё, e tё tjerё. Njё nga kopjet e kёtij libri i ishte dёrguar edhe At’ Klement Miraj, famullitarit tё Rubikut, qё ishte edhe kurator i koleksionit arkeologjik tё Gjeçovit. Nё Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale qё At’ Klementi i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin “Albania Antica I” tё Ugolinit.

Nё librin e Ugolinit njё vend mjaft tё rёndёsishёm zinte edhe pёrshkrimi i Seksionit Arkeologjik pranё Muzeut Historiko-Gjeologjik tё Jezuitёve nё Shkodёr, i Koleksionit Arkeologjik tё familjes Vlora ekspozuar nё pallatin e tyre nё Vlorё, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik te mbledhur me kujdes nga At’ Shtjefёn Gjeçovi.

Ugolini pёrshkruan (fq. 18): Questo sincero discepolo di San Francesco è una di quelle persone che, seguendo una nobile tendenza insita naturalmente nel proprio animo, nei pochi momenti di libertà si dedica con fervoroso ed illuminato trasporto verso tutto quanto costituisce argomento o sussidio per lo studio della storia del suo paese. E poichè gli avanzi archeologici più lo attraggono, egli non solo li raccoglie e custodisce con amorosa cura, ma cerca anche d’interrogarli intelligentemente.

Luigi M. Ugolini, nё botimin e tij, falenderon At’ Shtjefnin, qё me bujari ja kishte ofruar tё gjitha objektet e koleksionit pёr studim, gjatё vizitave tё tij nё Shqipёri nё pranverё e vjeshtё tё vitit 1924, dhe i pёrshkruan ato me detaje duke nёnvizuar se ndonёse koleksioni nuk ishte i shumtё nё numёr, ishte shumё i rёndёsishёm si pёr cilёsinё e objekteve qё ruheshin, ashtu edhe pёr faktin se nё shumё raste ishin shembuj unik tё llojeve qё ai vetё kishte parё dhe nёnvizon se tё gjitha objektet vinin nga zonat qё ai i quan zemra e Shqipёrisё. Nё menyrё tё pёrmbledhur, sipas pershkrimit te detajuar te Ugolinit, koleksioni kishte objekte prehistorike si çekiçё guri, sёpata hekuri dytehёshe, sёpata te ashtuquajtura shqiptaro-dalmate; vazo tё vogla qelqi e vazo qeramike tё periudhёs helenistike, fibula bronzi tё periudhёs romake; perla me pastё xhami, vathё, unaza, si edhe monedha tё periudhave tё ndryshme. Interesante ishin edhe disa objekte tё antikitetit tё vonё nga nekropoli i Komanit, tё cilat kishin shenjёn e kryqit, gjё qё lidhej me prezencёn e herëshme Krishtёrimit nё kёto treva. Sipas Ugolinit banorёt e zonёs sё Komanit krijonin objekte speciale me simbolin mё karakteristik tё besimit tё tyre, dhe lejonin formula tё veçanta si pёr tё treguar qё nuk dёshёronin tё ishin tё trajtuar si paganё. Nё fakt nuk dihet me saktёsi se kur Krishtёrimi u pёrqafua nga banorёt e kёtyre zonave tё thella, por të dhënat ngaburimet historike thonë shumë qartё se Durrёsi e Salona ishin dy portat kryesore tё pёrhapjes sё Krishterimit nё Ballkan. Për pasojë dekorimi me simbolet e Krishtera nё Antikitetin e vonё tregon se kishte kohё qё popullsia e këtyre trevave kishte pёrqafuar Krishtërimin.

Ndёr fragmentet arkeologjike tё koleksionit tё At Shtjefnit veçohej njё unaze e madhe ari me njё gur sipёr, e cila ishte e dekoruar dhe ruhej mjaft mirё. Unaza ishte gjetur nё njё Tumё nё Kodёr Bogez, pranё Laçit te Sebastes. Kishte diametёr tё brёndёshёm 17 mm, lartёsi 32 mm dhe datohej nё shek VII. Ndёrsa guri ornamental, sipas pёrshkrimit tё Ugolinit, dukej qё ishte mё i hershёm dhe datohej i periudhёs romake.

Ugolini nё botimin e tij tё parё pёrshkruan edhe Ekspozitёn Missionare tё Vatikanit nё vitin 1925 ku Shqipёria paraqitej mjaft mirё me materiale etnografike dhe arkeologjike, por nuk janё tё pёrshkruara materialet etnografike nga koleksioni i At Shtjefnit, gjithashtu pjesё e ekspozitёs.

Koleksioni arkeologjik i At’ Shtjefёn Gjeçovit nuk gjёndet mё dhe nuk dihet se ku ka pёrfunduar. Nuk gjendet as koleksioni i tij etnografik. Nuk gjendet mё as koleksioni i Jezuitёve nё Shkodёr, dhe as Koleksioni Arkeologjik i familjes Vlora.

Qё nё krye tё librit te tij ‘Rrno vetem per me tregue’, At’ Zefi (fq. 24) shkruan: ‘Nё fillim tё dhjetorit 1944, ia behi nё Kuvendin Françeskan tё Gjuhadolit nji grup i randёsishem prej 7-8 vetash, i shoqnuem prej Kolё Jakoves; thuhej se ky grup kryesohej prej Nako Spirut. Prunё me vedi shumё urdhnesa, si mbylljen e revistёs kulturore HYLLI I DRITËS, si edhe tё gjitha revistave tё tjera fetare Zani i Shna Ndout, Zgjimi i djelnmise, Bijat e Zojёs, etj. Urdhnonin mbylljen e shtypshkronjes si edhe tё gjitha shoqatave fetare. ”Vizituen” edhe Bibliotekёn e Muzeun e At Shtjefёn Gjeçovit. Kola kёrkoi unazёn e Gjeçovit. Kёshtu thirrej njё unazё antike, me gjasё e shek. I, arit, punim i dyfishtё me mjeshtri tё madhe, qё kishte nji gur tё naltё joproporcional me unazёn….. Ndёrkaq Kola e muer dhe lёshoi njё leter-vёrtetim.’

At’ Zefi në një paragraf mё poshtё (fq. 24) tregon se: ‘Gjatё muejve janar-shkurt 1945 masat e terrorit erdhёn tue u randue….. Nji mёngjes u gjet i rrethuem prej partizanёve edhe Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit. Ishte kontrolli i parё. Na mblodhёn tё gjithёve ndёr dhomat e pritjes dhe, ndёrsa bahej kontrolli vetjak, partizanёt e tjere vёrshuen me turr nёpёr koridoret e dhomat e Kuvendit. Mbas 4-5 orёsh, kur kontrolli mbaroi dhe na lanё te lire me u kthye, pamё se gjithshka ishte permbysё. Ishin marrё tё gjitha makinat e shkrimit, çiklostilat, radiot, dylbitё, aparatet fotografike. Nё Muzeun e At Shtjefёn Gjeçovit kishin marrё tё gjitha armёt antike tё punueme me argjend, si edhe armёn tё cilёn ai e kishte gdhendё e zbukurue me dorёn e vet. Natyrisht qё nuk i gjetёm mâ as shumё orendi tё bukura e tё vogla….. Kёto lloj ”kontrollesh” u banё system veprimi pёr tё gjithё qytetin e Shkodrёs dhe tё gjitha pasoheshin me arrestime tё shumta. Kuvendit tonё iu pёrsёritёn shpeshherё’. At Zefi (fq. 75) shton se ‘…ne 14 Nandor 1946 Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit u gjet i rrethuem qё nё orёt e para…. Para orёs 8 erdh oficeri Dul Rrjodhi me njё skuadёr ushtarakёsh…. Duli i kishte marrё nё dorёzim tё gjitha çilsat e Kuvendit, jo vetёm tё hymjes e daljes, por edhe tё gjitha zyrave, ashtu tё Arkivit, tё Muzeumit, tё Bibliotekёs, te Odёs-Muzeum tё Fishtёs, tё ambienteve tё tjera tё kulturёs e çlodhjes, ashtu edhe çilsat e odave tё Fretёnve qё ishin nё burg.’

Dhe bashkё me objekte, libra, apo dokumenta tё tjera me shumё vlerё, pronё e Provincёs Françeskane, u zhduk edhe koleksioni me objekte arkeologjike i mbledhur me shumё kujdes nga At Shtjefni, i ruajtur po me aq kujdes nga tё gjithe Fretnit Françeskanёe dhe i vlerёsuar nga studiuesit e kohёs.

Letёr-vёrtetimi i lёshuar pas marrjes sё ndonje objekti apo marrjet pa letёr-vёrtetim nuk dёshmuan asnjёherё se ku pёrfunduan objektet arkeologjike e etnografike tё mbledhura e tё ruajtura me shumё kujdes e dashuri, dhe tё ekspozuara nё njё nga ambientet e Kuvendit tё Françeskanёve nё Gjuhadol.

At’ Zefi shpesh diskutonte rreth arkeologjisё dhe mua, pas njё experience relativisht tё gjatё pune nё kёtё fushё, gjithmonё mё çudiste fakti se ai jo vetёm qё kishte lexuar shumё pёr arkeologjinё, por dinte tё diskutonte me detajet e njё profesionisti.

Nё këtë shkrim kushtuar At’ Shtjefen Gjeçovit e kujtimit te tij, pa harruar dhe kujtimin e tё gjithё Fretёnve Françeskanё, te ‘Atyne qё vdiqёn njerz, atyne qё qёndruen njerz gjatё asaj periudhe tё vёshtirё…….’./voal.ch/