A ka ilaq që e sheron Akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës

Image result for akademia e shkencave dhe arteve te kosoves

Nga: Hajriz Meleqi

Që në fillim kërkoj falje për një numër të akademikëve meritor që ka kjo akademi, por që angazhimi i tyre ka munguar nga se u ka munguar një udhëheqës çfarë duhet të ishte.

Në krye të Akadamisë që nga vdekja e Gazmend Zajmit, janë ricikluar dy tre individ me nepotizëm ti mua unë ty, të cilët e kanë privatizuar institucionin më të lartë të shkencës dhe të artit.

Me thuani çfarë të mire keni parë në këtë akademi perveç ndërtesës luksoze, pagave të majme, dallaverëve në përzgjedhjen e akademikëve dhe në ndihmën që i ofroi faljes së territorit Malit të Zi.

Me çka i ndihmoi Kosovës kjo akademi në kohën e paraluftës kur regjimi serb bllokoi Kosovën.

Me çka i ndihmoi institucionët e Kosovës pas çlirimit dhe pavarësisë.

Me çka e ndihmoi ekonominë, shëndetësinë dhe arësimin kosovar.

Çka i ndihmoi Kosovës në arenën ndërkombëtare për të treguar realitetin para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës.

As një përpjekje rreth liberalizimit të vizave, rreth antarësimit në Unesko.

Asnjë përpjekje për ti kundërshtuar elaboratët anti kosovare të Akademisë se Shkencave të Serbisë….

Se kjo akademi është plotësisht e privatizuar dhe e sëmurë, tregon fakti se anëtar të ri të saj pranohen njerëz të preferuar të udhëheqësve të Akademisë, pa marrë parasysh rezultatët e arritura në shkencë dhe në art.

Në këtë akademi është krijuar embargo ndaj femrave. Nuk pranohen femrat që me veprat e tyre janë deshmuar. Kësi femra Kosova ka mjaft.

Në këtë rast do ta veçoja Dr. sc. Sebile Keqmezi Basha, e cila këtë javë rrumbullaksoi numrin 50 të librave shkencore dhe artistike.

Librat shkencore të të gjithë kryeakademikëve të Akademisë sëbashku nuk e arrijnë as qerekun e librave cilësore të Dr.sc. Sebilës.

Akademia e Kosovës do ta kishte për nderë që në mesin e saj ta këtë një akademike të tillë.

Për t’u sheruar kjo Akademi nga sëmundja që po zgjat që 30 vite po ua le lexuesve të propozojnë ilaqin e duhur, sepse Kosova ka nevojë për një akademi të shëndosh.
23 prill 2019.