Gjuha Shqipe na shpjegon termin Zot në Sumerisht dhe në mjaft gjuhë të tjera…

100 vjet  Flamur / Flamun / Bajrak – Barak – Parak – Fillak – Flag  i Shqipes

Shkruan: Anastas SHUKE

Në përpjekjen për ndriçimin e identitetit shqiptar, siç dihet, elementi thelbësor është përparimi në zbulimin e zanafillës së gjuhës shqipe. Zanafilla e shqipes do përbënte “shtyllën” rreth të cilës të mund të mblidhej çdo element i identitetit, tërë kultura materiale dhe shpirtërore e kombit. Aq më mirë sikur të ndodhte që ta zbulonim lashtësinë apo zanafillën e gjuhës sonë si të lidhur me ndonjë kulturë a qytetërim të lartë e tepër të lashtë. Do ndjeheshim të uruar, do kishim një bazë për krijimin apo forcimin e personalitetit të fëmijëve tanë, dhe tonit, i kuptuar ky si besim në vetvete, si vetëdije mjaftueshëm e lartë, e cila rrit kohezionin, bashkimin dhe vetëdijen kombëtare. E pra, duhet ta përcaktojmë këtë Shtyllë të Identitetit, pa humbur kohë!

Si mbështetje për tezën e vijimësisë së identitetit tonë nga qytetërimi i lartë i Dheut të Lashtë, që të besojmë se vërtet “ia vlen” një prejardhje e tillë, duhet të forcojmë njohuritë për të. Një bazë të dhënash për qytetërimin Shumer dhe për lashtësinë në përgjithësi është libri që kam sjellë në shqip, i studiuesit dhe shkrimtarit të madh Zitçin, “Planeti i 12-të”. Aty thuhet se më 1956, Profesori Samuel N. Kramer, një nga Shumerologët e mëdhenj të shekullit të kaluar, rishikoi trashëgiminë letrare të gjetur nën kodrinat e Shumerit. Përmbajtja e librit Nga Pllakat e Shumerit është një gur i çmuar më vete, sepse secili nga njëzetepesë kapitujt përshkruante një “të parë” Shumere, duke përfshirë shkollat e para, parlamentin e parë dy-dhomësh, historianin e parë, enciklopedinë e parë të ilaçeve, të parin “almanak të bujkut,” të parën zanafillë kozmike dhe kozmologji, “Sprovën” e parë, të parat fjalë e thënie të urta, kuvendimet e para letrare, të parin “Noe,” katalogun e parë bibliotekar; dhe, Epokën e parë Heroike të Njeriut, të parat kode të ligjeve dhe reforma shoqërore, të parën mjekësi, bujqësi dhe kërkim për paqe e harmoni botërore.

Ky nuk është teprim, thotë Krameri.

Madje, veç këtyre duhet të shtojmë se nga kultura Shumere trashëgojmë “të parat” në mjaft fusha: rrotën, shkrimin, fillesat e shtypshkronjës, matjen e kohës, këndeve, kalendarin, astronominë e zhvilluar në hollësi e saktësi të papërfytyrueshme për 4.000-2.000 pr.k.

Dhe sigurisht, një qytetërim si ky, duhet të ketë pasur edhe koncepte tepër të qarta Filozofike.

Le të marrim në analizë një term nga më të rëndësishmit e kulturës njerëzore atë që na paraqet konceptin ZOT. Perëndia në fetë dhe filozofitë monoteiste, është qenia hyjnore, e përsosur, më e lartë, e amshuar, e pakufishme, e gjithëdijshme, e gjithëfuqishme, dhe e gjithëpranishme, krijuesi dhe drejtuesi i gjithësisë. Cilësitë themelore të Zotit janë tre; ai është: 1- qenia krijuese = Krijuesi apo Nisësi-Zënësi-Ngjizësi i gjithçkaje; 2- qenia Hyjnore = Qiellore apo Yjore; 3- qenia që Di gjithçka me përsosmëri, është plot me Dije, i Nginjur me Dituri, që Di Mirë. Të treja këto cilësi na dalin nëpërmjet analizës etimologjiko-semantike të leximeve të shenjës kunjiforme Shumere – AN / Dingir, – shenjës  së yllit me 8 cepa, shenjës së Zotit.

Për Shumerët, Zoti kryesor quhej AN. Nga krahasimi i Shqipes me Shumerishten mund të arrijmë deri në ndarjen e kësaj shenje në dy fonema me kuptim: A – N, ku A = Asht dhe N = Ni=një, pra Ai që është, Ai ose Ni/një që ekziston; gjithashtu mund të kemi: AN = Asht – Nis (edhe Nis-Asht), ai që Nis-Zë-Ngjiz. Gjithashtu në Shqip fjala An ka kuptimin mitër, pra An është barku, mitra, ajo që krijon, pra ANi është KRIJUESI. Kuptimi tjetër i fjalës An në shqip është “anë, kufi, skaj”, duke përkuar me ç’na tregon Zitchini në librin “Planeti i 12-të”, si planeti më i largët. Aty gjenden edhe emërtime të tjera për Zotin kryesor të panteonit 12-ësh Shumer, si Shar, Nibira, Marduk. Kuptimi anë, kufi, skaj përkon me kuptimin e dytë në shumerisht të shenjës së zotit, An = qiell, kjo mund të jetë edhe zanafilla, përmes shqipes, e fjalës anglisht sky[skaj]=qiell. Sipas konceptit të të lashtëve për qiellin, ai s’ishte hapësira e pafund, por “njëfarë kufiri/skaji në hapësirë”. Ishte “byzylyku i rrahur” apo “Rakia” sipas shumerëve, Rakis sipas Akadëve, apo Rahu, sipas Hindusve. Sipas Sitchin dhe e rivërtetuar etimologjikisht përmes shqipes, byzylyku i rrahur është brezi i asteroidëve, kufiri i planetëve të vegjël apo të brendshëm të sistemit diellor, qielli i parë, orbita e parë nga shtatë të tilla po tu referohemi trupave qiellorë përtej Tokës në sistemin tonë diellor. Pra është qielli i parë nga “shtatë qiej”, ku qielli i shtatë mund t’i referohet fare mirë planetit të 12-të apo Zotit, sipas renditjes: 1-Brezi i asteroidëve, 2-Jupiteri, 3-Saturni, 4-Urani, 5-Neptuni, 6-Plutoni, 7-Shar-i. Në Shqip: Shtat = ëSht.At = ësht Ati = Zoti. Po ashtu në Anglisht kemi: Shtatë = [Sevën] = ëS.hevën (heaven) = ësht qielli/parajsa(par.as) = Zoti. (ku: heaven ̴ hevan ̴ a var  ̴ Varuna(Sanskrit) = Varun.asht = lart = në qiell (edhe turqisht hava = a var). Sipas Zitchin në EK, planeti i 12-të apo Shar-i, sharroi, ndau kuçedrën TIAMAT në dy pjesë, njëra duke u  zhvendosur në orbitë më afër diellit u bë Toka dhe tjetra u thërmua, apo sharrua e u rrah më tej për të formuar brezin e asteroidëve apo “byzylykun e rrahur”, i cili është Qielli për të lashtët. Kuçedra Tiamat, apo planeti i plotë, i “tërë”, ndodhej aty ku është brezi i asteroidëve, pra: Kuçedra = kuqedra = Ku.qe.(e) t (ë) ra; në anglisht – Dragon = Tr.a.kon = (e)Tëra.a kon = e tëra ka qenë. Pra, Zoti-Shar sharroi Tiamatin (Ki.Am.a.ki), d.m.th. ndau Qiellin nga Toka, pra krijoi Qiellin – byzylykun e rrahur (RAHU – në Sanskritisht), dhe Tokën (KETU – Sanskritisht).

screenshot_550


Simboli i Zotit në shkrimin kunjiform është shenja e paraqitur në figurën 1. Zanafilla dhe kuptimi i saktë del nga kultura Shumere. Një sqarim/vërtetim i dallimit të kësaj shenje nga “Dielli”, siç del në Planeti i 12, f.210, paraqitet edhe në figurën 2. Aty Dielli e Hëna vendosen në të djathtë dhe të majtë të shenjës së zotit kryesor AN apo Shar. Shenja e diellit dallohet nga kryqi 45 gradësh me vijat e valëzuara që mund të tregojnë përhapje nxehtësie. Ka raste të mëvonshme në mijvjeçarin e parë pr.k. kur përfaqson Afërditën si planeti i tetë i numëruar duke filluar nga jashtë sistemit diellor. Renditja këtu është edhe sipas rradhës kohore të shfaqjes: Hëna – Ylli mëngjesit/Afërdita – Dielli. Shenja e Zotit sipas fjalorëve të ndryshëm Shumerisht-Anglisht ka edhe leximet/sinonimet “di.ngir, di.mir, di.mair”. Duke u nisur nga shqipja mund të arsyetojmë: Zoti ishte i zoti, ishte ai që di mirë, që është di ngirë, i nginjur me dije. Për Hindusët quhej Diaus.Pitar që ngjan fonetikisht me Dipatur e që për Pellazgët si pasardhës të Shumerëve quhej DiPaturon apo “DiPatur” (S.Konda,53; fjalori i Hesihut), pra që “Ka DIje”.  Më tej koncepti i Zotit, Krijuesit, na përkon me atë të ZEUSit, zë.us = zë.asht, si zënës, ngjizës, pra njëlloj me bark, an/mitër, pra: KRIJUES. E po ashtu në latinët na del si Deus/Dio, Di.osht; anglisht – God [Gad] = Ka.D(i), dhe Jesus[xhizës] ̴ ngjizës. Shikoni gjithashtu vijimësinë Zeus ̴ Je-zeus ̴ Jezus ̴ Je zënës ̴ je ngjizës ̴ [xhizës]-Jesus. Pelasgian: Di.Patur; Vedic Sanskrit: Diaus.Pitar = Zeus = Dias = Di.Asht. Kujtoni gjithashtu se Dodona = Di.Tona = Di.tëra; Tomaros/Tomouroi = Do.mir.os = Di.mir, ku duket ndryshimi paralel i zanores “i” në “o”.

Një vërtetim të sa thamë më lart përbën leximi i mëposhtëm i vargut të njohur, O Zeus Dodonas e Pellazgjik: O Zeus = Krijues, Din.Tan.as (Dodonas=gjithçkaditës) e Pellasgjik = Pe Dheut të Lasht. Pra, arrijmë në përfundimin se:

Zeusi pellazg është “Zënësi / Nisësi – Gjithçkaditësi prej Dheut të Lashtë”.

Figurat që vijojnë paraqesin argumente arkeologjike të pranisë së shenjës Shumere të Zotit (me stilizime të ndryshme) në kulturën fetare, në etnografi, në arkitekturë, mozaikë, numizmatikë, heraldikë, etj. Ato mund të interpretohen lehtë mbi bazën e shpjegimeve të dhëna më lart. Shenja e gjysmëhënës horizontale me yllin e Zotit përsipër (simbol si Ilirisë edhe i Epirit) paraqet simbolin më të lashtë të njohur nga kultura Shumere, që sipas Zitçin në Planeti i 12 është e lidhur me zot Enkin – EA, i shoqërizuar fillimisht me shenjën e Bricjapit në zodiak. Që këtu mund të kuptohet lehtë PSE Pirro dhe Skënderbeu e mbanin simbolin e Dhisë në përkrenaren e tyre.

Një argument mjaft i rëndësishëm gjuhësor për vijimësinë Shumer-Pellazg-Ilir/Epirot-Arbër-Shqiptar përbën etimologjia e termit Flamur. Në shumerisht e akadisht ajo zë fill si “barag” dhe “parak”, nga ku vijon nëpërmjet sinonimisë së rrënjës “par” me “fill (fillim)”, pra “parak-fillak”, e ku mund ta ketë fillesën edhe termi përkatës në anglisht “fillak – flag=flamur”. Edhe etimologjia e termit të sotëm mund të paraqitet si bashkim i rrënjës “fill” me foljet asht dhe “mun=man=mban”, pra: flamur = fl-a-mun = fill-e-man, apo i “par e man”. Flamuri është ai objekt që i “pari e man”. Përfundojmë në lidhjen e mëposhtme me një lashtësi prej mbi 5.000 vjetësh:

Flamur / Flamun – Fl-a-man – i par-e-man, dhe Bajrak – Barag – Parak – Fillak – Flag.

/njekomb.com/

screenshot_549