ULPIANA VENDBANIM MBI 2000 VJEQAR!

Fotografia e Elena e Trojes

Ulpiana një qytet shqiptar një vendbanim i hershëm mbi 2000 vjeçar,
që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend këtë qytet Ulpianën duke e quajtur “qyteti i vjetër”.
Ulpiana gjatë shekullit të 3-të dhe të 4-t ka arritur kulmin e saj të zhvillimit dhe kishte emrin Ulpiana Splendissima Komunal. Në 518 e.s.a, pas tërmetit Justinian dha një emër të ri në qytet: Justiniana Secunda.

Çdo të thotë në shqip; ULPIANA?
“Ana” do të thotë “Tokë” ashtu në kuptimin e “Gjithësisë – globit -Tokësor”, e pa-Anë, e pafund, Anë e mb/Anë.
Shohim se emri “Ulipiana” është i përbërë dhe pikërisht ai mund të ndahet kështu:
ULPIANA = UL- PI – ANA.
Pra thjeshtë e qartë kuptojmë se kemi të bëjmë me një vend banim të ndërtuar në “fushë” vend i “Ulët”.

Ashtu siç ndodh tek emrat “Ulqin – Qytet”, “Ulzë – Fshat” ndërsa në botanikë kemi:
ULZË  Dru “i vogël – i ulët”, ose “shkurre – i/e shkurtër”, ky dru nga gjinia e panjave, ajo ka degë të murrme në të kuqë, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara, me lule të bardha në të blerta.

Pra emri i këtij qyteti antik me vlera të mëdha kulturore mbi trashgiminë shqiptare ka një rëndësi të madhe, sepse ajo vërteton njëkohwsisht autoktoninë e lashtë iliro-shqiptare, por jo vetëm, ajo flet shqip, ajo gjendet e shkruar shqip, gdhendur në këtë pllakë guri si adres (AT/res) pasaportë -shqiptare.

Rrënojat e këtij qyteti si dhe nëntoka e saj fsheh ende shumë mistere të cilat presin të dalin në dritë, por dikujt kjo dritë ju verbon sytë …
Në këtë qytet është gjetur një kishë shumë e vjetër ndoshta më e vjetra në gjithë rajonin Ilirik.
Objekte të tjera gjetur në rrënojat e qytetit janë disa, por ato më të rëndësishme janë:. Koka e një gruaje, koka e njeriut, kreu i Erosit dhe maskë tragjike .

/Elena e Trojes/fcb.com/