SHOQATA “DJEMTË E LABËRISË”, KËRKOJNË NGA SHBA TË NDËRHY NË TË GJITHA INSTITUCIONET KYÇE NË SHQIPËRI!

Shoqata “djemtë e labërisë” që vepronë në Shqipëri, ka dalë me një njoftim për protestë që do e zhvillojë para Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ata, nga Ambasada Amerikane do kërkojnë që të ndërhyjnë në të gjitha institucionet kyçe për një kohë të shkurtër, siç thonë ata derisa të përfundoj vetingu.

Kjo pasi ka humbur besimi tek ata që drejtojnë vendin, kështu duke u ndje të pa përfaqësuar nga askush.

Shkrimi i plotë nga Florjan Canaj, i grupit të shoqatës “djemt e labërisë”.

Të dashur qytetar, gazetar, ambientalist, atdhetar, student dhe ju sindikata të mbar kombit shqipëtar, jo vetëm të shqipërisë, pasi ky është kancer për gjith kombin, ditën e shtunë më dt, 25.05.2019 shoqata “djemtë e labërisë” duke par gjendjen aktuale të vendit, pa të arsyeshme të protestoj përpara ambasabës të shteteve të bashkuara të amerikës, ti kërkojmë SHBA të ndërhyj në shqipëri, të marr të gjitha institucionet kyçe për një kohë të shkurtër (derisa të përfundoj vetingu) shqipëtarët kërkojnë drejtësi dhe integrim, kërkojmë nga SHBA veting për të gjitha institucionet shtetërore shqipëtare, deri në detaje, dhe të ndërhyj ta realizoj, ne nuk kemi besim tek njerzit tanë që drejtojnë institucionet, ne jemi të pa përfaqësuar nga askush, shteti po na vjedh, opozita po na mashtron, SHBA është shpresa jonë e vetme se mund të vij një ditë e bardhë në këtë vend, respekte të gjithëve për mbështetjen. Shkruan në njoftimin e tyre./sinjalpress.com/