Albright uron Kosovën me fjalët më të mira: Krenohem që i ndihmova shtetit tuaj (video)

Videomesazh nga mikja e madhe e Kosovës, Madeleine K. Albright, ish-sekretare e Shtetit për qytetarët e Kosovës me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë

“Ndonëse na ndan oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e kam gjithnjë në mendje. Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës.

Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike.

Por, për shkak të dashurisë sime të veçantë për Kosovën, kam dëshirë të flaktë t’ju shoh se po përparoni dhe po zhvilloheni në mënyrë të duhur. Përvoja më ka mësuar se zhvillimi politik dhe ai ekonomik janë të pandashëm.

Pra, mënyra më e mirë drejt zhvillimit është përtëritja e përkushtimit ndaj demokracisë, duke mbajtur në mend se sundimi i shumicës varet nga të drejtat e pakicës.

Përparimi dhe ndryshimi asnjëherë nuk janë të lehta dhe nuk ka mostër apo rrugë të përkryer drejt suksesit.

Mirëpo, duke e pasur parasysh vullnetin dhe qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës, besoj në të ardhmen dhe ju premtoj se do të bëj çmos për t’ju ndihmuar t’ia dilni mbanë. Gëzuar 10-vjetorin! Do të jemi pranë jush. Punoni me zell!”