MBËRRIN NË ATDHE TRUPI I PAJETË I MAJOR KLODIAN TANUSHIT

Mbërrin trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, mes lotëve e presin në Rinas prindërit, gruaja dhe djaliKa mbërritur në atdhe trupi i pajetë e major Klodian Tanushit. Avioni me arkivolin e Tanushit sapo ka zbritur në aeroportin e Rinasit.

Po ashtu Tanushi u përcoll sot me nderime nga grup Batalioni në Letoni. Pas ceremonisë në Rinas, trupi i ushtarakut do të përcillet pranë banesës në zonën e Linzës në kryeqytet. Ndërkaq, homazhet për Dëshmorin e Atdheut major Klodian Tanushi dhe Ceremonia Shtetërore, do të zhvillohen ditën e enjte, datë 16 maj, ora 10:00 – 12:00, tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, arkivoli me trupin e major Tanushit do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit.

Major Klodian Tanushi, la pas tre fëmijë ai ndërroi jetë 4 ditë pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i një mine në një bazë ushtarake. Po ashtu në këtë incident tragjik humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj si dhe u plagos reshter Julian Kapaj.

/newsbomb.al/

 

LALAALAAA.jpg