Turp të kesh, krejt bota i njeh shqiptarët/Eksperti amerikan e bën për “dush të ftohtë” Ana Brnabiqin

 

Related image

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka nxitur reagime të ashpra pas deklaratës së saj se “shqiptarët janë njerëz të zbritur nga mali”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka sanksionuar kryeministren serbe pas kësaj deklarate, duke ia ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës.
Kundër kësaj deklarate të Brnabiq, ka reaguar edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir.

Ben-Meir, në një postim në Facebook, e ka quajtur raciste deklaratën e kryeminstres serbe, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se është zhgënjyese të shohësh se si politikanët e rinj të Beogradit po veprojnë me të njëjtin diskurs politik si regjimi i Millosheviqit.

Eksperti amerikan ka thënë se për këtë duhet të reagojë edhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
“Komenti racist nga kryeministrja serbe Brnabic, e cila i referohet kosovarëve si “njerëz kanë ardhur nga xhungla/mali”. Zhgënjim të shohësh politikanët e rinj në Beograd me të njëjtën diskutim politik si regjimi i Milosheviqit. Federica Mogherini duhet të reagojë”, ka thënë profesori amerikan.

Alon Ben-Meir ka publikuar fotografitë e disa nga shqiptarëve të njohur në botë, si përkujtim kryeminstres serb.
“Bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh”, ka shkruar ai, përcjell Bota sot.
“Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz mali …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”, ka shkruar ai.

/BS/firstchoienews.com/