VINCENZO GRASSO (KFOR) :AKSIONI I POLICISË SË KOSOVËS NË VERI ISHTE LEGJITIM ,DHE EDHE JU DINIT SE DO TË NDODHË

Image result for vincenzo grasso kfor

Nuk kishte asnjë arsye që KFOR-i t’i përgjigjej një operacioni policor, qëllimi i të cilit ishte lufta kundër krimit…

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso ,ka spjeguar presidentin serb se të gjithë kanë qenë të informuar për aksionin e Policisë së Kosovës (ROSU) në Veri,për këtë edhe mediat serbe dhjetë ditë më parë kanë publikuar lajme se deklarime të cilat kishin paralajmëru se në Kosovë do të burgoseshin 26 punonjës policie,policë.

“Kushdo që lexoi këto lajme, ai ishte i informuar” tha Graso për mediat beogradase duke iu përgjigjur konstatimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kur ai mohoi deklaratën e tij se të gjithë ishin të informuar.

Ai tha se aksioni i pardjeshëm nuk kishte veprimtari kundër serbëve , por ato ishin njësi të ligjshme policore që kryenin operacionin, gjë që rezultoi me arrestimin e civilëve dhe oficerëve të policisë nga kombësi të ndryshme.”Pra nuk ka pasur përplasje ndëretnike”, tha Graso.

Ai tha se një njësia speciale e Policisë së Kosovës u thirr për të ndërhyrë, sepse ishte vendosur barrikadë në udhë.

“Nuk kishte asnjë arsye që KFOR-i t’i përgjigjej një operacioni policor, qëllimi i të cilit ishte lufta kundër krimit dhe që është për të mirën e të gjithëve”, tha Graso.

Ai u bëri thirrje që “të gjithë të përmbahen nga retorika dhe provokimi, jo vetëm politikanët dhe jo vetëm serbët”./Proinformacion.com/