Amerika vazhdon misionin në Kosovë për të 20’tin vit: Një mysafir i veçantë viziton vendin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vazhdojnë misionin paqeruajtës në Kosovë për vitin e 20’të radhazi, e më këtë rast ushtarët që shërbejnë në vend, i ka vizituar sekretari i Ushtrisë Amerikane, Mark Esper, transmeton Gazeta Metro.

Zyrtari i lartë i ushtrisë është takuar me trupat që qëndrojnë në Kampin e Bondsteel, dhe ka vërejtur për së afërmi zhvillimet e misionit më të gjatë të NATO’s në histori.

 

Para se të takohej me ushtarët në shërbim, Esper është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë biseduar në dyer të mbyllura, përcjell Gazeta Metro.

“Fokusi i këtij udhëtimi ka qenë për të parë gjendjen e ushtarëve, dhe nuk ka të bëjë më zhvillime politike në vend”, ka thënë ai.

 

Tutje, ai ushtarët i ka njoftuar edhe me më të rejat e Ushtrisë Amerikane, si dhe për stërvitjet dhe programet e reja në të cilat ata pritet të marrin pjesë.

Ndryshe, ka rreth 600 amerikanë të vendosur në Bondsteel si pjesë e Grupit Shumëkombësh të Betejës Lindore, të cilat po ashtu përbëjnë edhe Forcën e NATO’s në Kosovë, apo KFOR’in.

SHBA vazhdon misionin në Kosovë për të 20’tin vit: Një mysafir i veçantë viziton vendin

/gazetametro.net/