Amerika ua mbledh betë kriminelëve të veriut: I kemi 600 ushtarë atje

Related image

Sekretari Amerikan Ushtarak, Mark Esper, i cili erdhi në Kosovë ditëve të fundit, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në një takim të mbyllur për publikun para se të bënte një ndalesë në kampin e NATO-s në Bondsteel, transmeton Gazeta Metro.

Ai tha se fokusi gjatë këtij udhëtimi është të marrë informata nga ushtarët më shumë sesa të gërmojë në situatën e tensionuar politike në vend, raporton “warisboring”.

Gjatë turneut të zhvilluar në bazën ushtarake Bondsteel, Esper u njoftua shkurtimisht rreth misionit nga ushtarët dhe foli për zhvillimet e fundit në trajnimet ushtarake për dislokime.

Esper thotë se pas takimit me trupat ushtarake amerikane në Kosovë ka kuptuar se entuziazmi tek ta është i lartë.

Koloneli amerikan, Roy Macarae, i cili së shpejti e përfundon misionin në Kosovë, ka thënë se në terren gjendja është e qetë dhe shumë e sigurt, mirëpo tha se “tensionet vijnë nga niveli politik”.

Tensionet midis Kosovës e Serbisë janë ngritur sërish kohëve të fundit kur trupat serbe u ftuan për të qenë në gjendje gatishmërie në kufi pasi policia speciale e Kosovës arrestoi disa policë e doganierë shqiptarë e serbë të akuzuar për korrupsion. Edhe tensionet me Rusinë u ngritën pasi Kosova e arrestoi dhe më pas e shpalli person “non grata” një shtetas rus që punon për UNMIK-un.

“Ka shumë lojtarë në terren këtu… grupe të nëntokës”, ka thënë Macaraeg, duke folur në përgjithësi në lidhje me ambientin ku veprojnë. “Po, ekziston zona gri”.

Por, me gjithë telashet politike, puna për ushtarët është dëshmuar e sigurt. “Misioni kryesor këtu është vetëm prezenca”, thotë ai.

Gjatë 20 vjetëve të fundit dhe me 25 rotacionet e trupave të NATO-s, situata “është përmirësuar shumë në nivelin taktik”, thotë ai.

“Mendoj se ende ka punë për të bërë. Duhet të ketë zgjidhje politike. Duhet të arrihet mes Kosovës e Serbisë”, thotë ai.

Si pjesë e KFOR-it, aktualisht janë rreth 600 ushtarë amerikanë.

/kosovaime.tv/