Zbulimi i stell-ave në Peqan të Suharekës ka mahnitur të gjithë…

Në fshatin Peqan të komunës së Suharekës është zbuluar një artefakt i quajtur stellë, i cili pasqyron një civilizim të lartë të periudhës romake në Kosovë.

Sipas vlerësimeve të eskpertëve duke u bazuar në shikimin preliminar, kjo stellë duhet t’i takojë shekullit II apo III.

Ndryshe në stellë është i shkruar një tekst në gjuhën latine, ku duket se i është dedikuar një vajze 15 vjeçare.

Por, bazuar në etimologjinë e emrit të saj, sipas ekspertëve kjo stellë i takon korpusit të emrave ilir. Stella ndryshe njihet edhe si gurë varror./fmimages.net/