(Foto Ekskluzive) Nikolla Tesla me veshje kombëtare shqiptare.

Njerëzimi kujton sot 160-vjetorin e lindjes së gjeniut Nikola Tesla (1856-1943), shkencëtar, studiues dhe zbulues i pajisjeve elektroteknike dhe radioteknike

Nikolla Tesla është një prej fizikantëve dhe shkencëtarëve më të shquar serbë dhe botëror. Ai njihet për zbulimin dhe ridizajnimin e sistemit për furnizimin të energjisë aktuale alternative.

Sidoqoftë, në këtë foto të pa parë ndonjëherë Tesla paraqitet në veshje kombëtare shqiptare, transmeton zeri.info.

Në një foto të siguruar nga faqja “Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and histori”, Tesla pozon para aparatit fotografik në vitin 1880 në moshën 24 vjeçare, transmeton zeri.info

Foto e bërë vetëm 4 vite para se Tesla të emigronte në SHBA. Nuk dihet arsyeja pse Tesla kishte pozuar me veshje kombëtare shqiptare dhe pyetje të rëndësishme shtrohen në këtë rast. A ishte Tesla nostalgjik për të kaluarën e familjes së tij? Pse serbët nuk flasin shumë për këtë çështje? Pse veshja kombëtare shqiptare? A ka menduar se ajo veshje ishte serbe?.Kjo mbetet çështje e historianëve për ta studiuar.

 

Njerëzimi kujton sot 160-vjetorin e lindjes së gjeniut Nikola Tesla (1856-1943), shkencëtar, studiues dhe zbulues i pajisjeve elektroteknike dhe radioteknike, i njohur si baba i rrymës alternative dhe i një numri të madh zbulimesh të tjera.

Kurorë e punës së tij shkencore është mirënjohja më e madhe që Teslës iu dha pas vdekjes, kur Komisioni Ndërkombëtar për Elektroteknikën vendosi që në të gjithë botën njësia matëse për induksion magnetik të quhet “Tesla”. Me këtë, Tesla u bë një nga të mëdhenjtë siç janë Volt, Amper, Faradej, Kelvin e tjerë.

Historia për Nikola Teslën fillon në fshatin Smiljan në Likë, Austro-Hungaria e atëhershme, Republika e sotme e Kroacisë, ku babai i tij Milutin ishte prift ortodoks serb. Që nga fëmijëria Tesla konsiderohej ekscentrik për shkak të ideve që nuk kuptoheshin nga të tjerët. Mbaron gjimnazin në vitin 1873 dhe pastaj në Grac me studime për politeknikë (1875-1878) dhe në vitet 1880 në studime të filozofisë së natyrës në Universitetin e Pragës.

Një vit më pas, në Budapest, Tesla filloi karrierën si inxhinier. Atje e realizon zbulimin e tij të parë, një aparat për rritjen e zërit tek telefoni. Një vit më vonë zbulon polin qarkor magnetik dhe shkon në Paris në zyrën evropiane në Edison. Tani asgjë nuk mund ta ndalojë Teslën e ri. Në vitin 1883, në Strasburg bën modelin e motorit me induksion dhe një vit më pas është në Amerikë si i punësuar në kompaninë e Edisonit ku mbetet për një vit.

Me shpirtin e tij të lirë në hulumtimin shkencor dhe tejkalimin e së pamundurës, Tesla formoi kompaninë e tij dhe i regjistron patentat e para në fushën e ndriçimit. Shpall patentat e motorit me induksion dhe sistemin për prodhim, përcjellje dhe përdorim të energjisë elektrike. Njëkohësisht fillon të ligjërojë para Shoqatës së inxhinierëve të elektroteknikës në Nju Jork dhe nënshkruan marrëveshjen e parë me Uashington për shfrytëzimin e patentave të tij. Pa dy vitesh filloi prodhimin e rregullt të motorëve me induksion.

Nikolla Teslla është i pandalshëm. Në vitin 1890 fillon të eksperimentojë me rrymën me frekuencë të lartë dhe zbulon gjeneratorin e rrymës me frekuencë të lartë. Më pas patenton transformatorin pa bërthamë.

Tesla merret edhe me hulumtimin e rrezeve Rëntgen, hulumton mundësinë e transmetimit të energjisë pa tel, tregon një model të një anije të teledirigjuar, që është eksperimenti i parë i përdorimit të valëve të radios për kontrolle të gjatë. Pastaj, në Long Ajlend bën antenën e Radios Botërore me qëllim që të bëjë një sistem botëror për përcjellje të lajmeve dhe energjisë.

Bën skicat e para dhe llogaritë për aeromobil, i gjen patentat themelore për pompë dhe turbinë dhe gjenerator për ndriçim anësor tek lokomotiva, fiton patentë për avion me fluturim vertikal, dhe merret gjithashtu edhe me përmirësimin e procesit të prodhimit dhe përpunimit të hekurit dhe bakrit.

Kjo është vetëm një pjesë e punës shkencore të mendjes së ndritur të Nikola Teslës, i cili gjithë jetën e harxhoi në hulumtime dhe eksperimentime, pa të cilat bota nuk do të ishte ajo që është.

Megjithatë, Nikola Tesla asnjëherë nuk fitoi çmimin Nobel për veprat e tij shkencore.

Nikola Tesla vdes në gjumë, më 7 janar të vitit 1943 në Nju Jork në apartamentin e tij në hotelin “Njujorker” në Manhatan ku edhe jetonte. Ishte 87 vjeç.

pic120 thënie gjeniale nga Nikola Tesla

1- 29 ditët e fundit të muajit janë më të vështirat.

2- Lër të ardhmen të thotë të vërtetën, dhe vlerësoje gjithsecilin sipas punës dhe arritjeve. E tashmja është e tyrja; e ardhmja, për të cilën vërtetë kam punuar, është e imja.

3– Luftërat mes individëve, por edhe qeverive dhe kombeve, rezultojnë pa dallim nga keqkuptimet në kuptimin më të gjerë të këtij termi. Keqkuptimet shkaktojnë gjithmonë nga paaftësia për të vlerësuar këndvështrimin e njëri-tjetrit.

4- Shkencëtari nuk synon rezultate të menjëhershme. Ai nuk pret që idetë e tij të përparuara të pranohen me gatishmëri. Puna e tij është si ajo e atij që mbjell – për të ardhmen. Detyra e tij është të hedhë themelet për atë që do të vijnë, të tregojë rrugën. Ai jeton, punon dhe shpreson.

5- Çdo qenie e gjallë është një motorr i bashkëngjitur rrotës së punës të universit. Ndonëse në dukje i prekur vetëm prej asaj që e rrethon, sfera e influencës së jashtme shtrihet deri në distanca të pafundme.

6- Ky planet, me madhësinë e tij në dukje mbresëlënëse, për rrymat elektrike është thjeshtë një zar i vogël metalik.

7- Ndonëse të lirë të mendojmë dhe veprojmë, ne jemi të lidhur mes nesh, ashtu si yjet në qiell, përmes lidhjeve të pandashme. Këto lidhje nuk mund të shihen, por ne mundemi t’i ndiejmë.

8- Shqisat na mundësojnë të perceptojmë vetëm një pjesë shumë të vockël të botës së jashtme.

9- Virtytet dhe dështimet tona janë të pandashme, si forca dhe materia. Kur ndahen, njeriu nuk është më.

10- Nuk më bëhet vonë se më vodhën idenë… trishtohem që nuk kanë një ide të tyren.

11- Paraja nuk e ka atë vlerë që i kanë vënë njerëzit. Të gjithë paratë e mia i kam investuar në eksperimente, me të cilët kam bërë zbulime të reja, që i kanë mundësuar njerëzimit një jetë pakëz më të lehtë.

12- Nga të gjithë rezistencat e fërkimit, ajo që e ngadalëson më shumë lëvizjen e njeriut është injoranca, ajo që Buda e ka quajtur “e keqja më e madhe e botës”.

13- Është paradoksale, por e vërtetë, që sa më shumë që ne dimë, aq më injorantë bëhemi në kuptimin absolut, sepse vetëm përmes iluminimit ne kemi bërë të vetëdijshëm për limitet tona. Një prej rezultateve më të mrekullueshëm të evolucionit intelektual është hapja e vazhdueshme ndaj horizonteve të reja dhe më të mëdha.

14- Individi është kalimtar, racat dhe kombet venë e vijnë, por njeriu mbetet. Këtu qëndron dallimi i thellë mes individit dhe të tërës.

15- Shpikja është produkti më i rëndësishëm i trurit krijues të njeriut. Qëllimi final është zotërimi tërësor i mendjes, mbi botën materiale, shfrytëzimi i natyrës njerëzore për nevojat njerëzore.

16- Rri vetëm, ky është sekreti i shpikjes; ji vetëm, sepse atëherë lindin idetë.

17- Jeta është dhe do të mbetet gjithmonë një ekuacion i pazgjidhshëm, por ajo përmban disa faktorë të njohur.

18- Njeriu duhet të jetë në rregull mendërisht për të menduar qartë, por mund të mendojë thellë dhe të jetë krejt i marrë.

19- Tre zgjidhjet e mundshme të problemit të madh të rritjes së energjisë njerëzore e gjejnë përgjigjen tek tre fjalë: ushqim, paqe, punë.

20- Sikur ta njihnit madhështinë e 3-shit, 6-ës dhe 9-ës, atëherë do të kishit në duar çelësin e Universit./fishmedia.online/