Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq,porosit serbët: Shkunduni nga mitet

Image result for kolinda grabar-kitarović

Kolinda Grabar Kitaroviq ju drejtohet elitës serbe të Serbis,zotërinj, shkunduni nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet; kthehuni kah e ardhmja evropiane…

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka kritikuar sot në Knin politikanët serbë dhe i ka porositur ata që “të shkunden nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet”.

“Kur politikanët serbë deklarojnë sot se me operacionin ‘Stuhia’ (Oluja) është kryer gjenocid ndaj serbëve dhe e krahasojnë atë me gjenocidin në Srebrenicë, unë u them: Zotërinj, shkunduni nga mitet, gënjeshtrat dhe mashtrimet; kthehuni kah e ardhmja evropiane. Kroacia nuk është armik i Serbisë dhe mos mbillni fara të reja të këqija”, ka thënë Grabar Kitaroviq.

Në Knin të Kroacisë po zhvillohen sot manifestime tradicionale për 20-vjetorin e operacionit ushtarako-policor Stuhia.

Gjatë këtij operaconi, i cili ka zgjatur katër ditë, forcat e armatosura kroate kanë kthyer kontrollin e pjesëve të Kroacisë, të marra nga serbët në fillim të vitit 1991.

Operacioni, që ka nisur më 4 gusht të vitit 1995, është cilësuar si ofensiva më e madhe tokësore në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Në të janë vrarë qindra serbë, ndërsa mijëra të tjerë kanë braktisur shtëpitë.

Në Serbi sot po mbahet ditë zie./voal.ch/