Cili ishte reagimi i Fuqive të Mëdha, Europiane kur Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë te Shqiperise se jugut Thesprotie.

 

Related image

Si reaguan organizmat ndërkombëtarë ndaj kërkesës së vazhdueshme të Komitetit Çlirimtar të Çamërisë për spastrimet greke ndaj pupullsis Shqipetare çame ?

Gjenocidi i egër grek nisi me 27 qershor 1944. Ushtaret e Zerves rrënonin gjithçka që gjenin përpara… popullsia e Parathimise u kap në befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtëse. Barbarët e Zerves hynë natën në qytet dhe vranë 673 burra, gra, fëmije, në Filat 1286, në Igumenicë 192, në Prage 620.

Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtëpi në 68 fshatra. Qindra fshatra të tjera u shkretuan. Pronareve të bagëtive ju grabiten 120 mije dhen, 24 mije një thundrake, 18 mije kuaj. Nga hambarët e fshatareve të pasur çamë u rrëmbyen 250 mijë kg grurë etj…

Pas grabitjes dhe gjenocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” për tragjedinë mbi shqiptaret çamë. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamet nga mosha 15-70 vjeç, të ngelur aty – këtu, kapeshin nga grekët dhe internoheshin në ishujt e Egjeut dhe i masakronin.

Kur shefi i misionit amerikan në Shqipëri, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Në mars 1945, njësi të forcave të shpërndara të Zervasit, kryen një masakër ndaj çameve në zonën e Filatit dhe, praktikisht e pastruan atë nga shqiptaret çame!”.

Përveç dëbimit nga vatrat e të parëve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturën çame, do mohonte edhe historinë, besimin fetar mysliman. Dhe menjëherë u dha urdhri për djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijëra tyrbeve dhe vakëfeve.

Kur u siguruan se ishte dëbuar edhe këmba e fundit e çamëve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamët nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndanë kolonëve.

Ndërsa ndaj çameve të mbetur në Greqi, si ata ortodoks e mysliman, ligji antinjerëzor i vitit 1945 ua mohonte identitetin kombëtar shqiptar. Nga shqiptar që ishin, do ktheheshin në grek dhe “pranonin” kombësinë helene.

Greqisë i duhej medoemos të ndryshonte përbërjen demografike të krahinave çame veri-perëndim, sepse u trembej shumë arvanitasve dhe shumë çameve të mbetur ose të kthyer në ortodokse dhe “greke” me force.

Ardhja e shqiptareve çamë në Shqipëri dhe heshtja e ndërkombëtarëve.

Shqiptaret çamë, që i shpëtuan barbarisë greke, më të shumtët erdhën në truallin amë. Shqiptarët hapën shtëpitë për viktimat e barbarisë. U hapen edhe dyert e shkollave për fëmijët e humbur. Për t’u njohur padrejtësia e madhe, krerët çamë dhe qeveritë, përfshi edhe atë shqiptare, paditen barbarinë greke dhe iu bë e njohur edhe organizmave ndërkombëtare.

Padrejtësia ndaj çameve u shtrua edhe në Konferencën e Paqes në Paris, me 1946, por nuk u arrit që të pranohej krimi i madh njerëzor, gjenocidi grek mbi popullsinë çame. Doli që shumë nga shtetet mike të Greqisë, të cilat i kishin rrëmbyer me forcë 23 mije kilometra katrorë të Shqipërisë dhe ia kishin dhëne Greqisë, në fillim u hoqën sikur u pëlciste zemra nga dhimbja për çamët martirë dhe, për të mos u shfaqur si mbrojtës të hapur të padrejtësive, që kish bërë greku, ngritën dorën dhe thanë me gjysme zëri: “Çamet e përzënë të kthehen në vendin e tyre!”.

Po kjo ishte vetëm demagogji, që çamët të ktheheshin në trojet e të parëve, që t’u kthehej pasuria e grabitur, do të thoshte të paditej mikja e tyre për krimet barbare. Të pranonte egërsinë që kish shfaqur dhe të përgjigjej për gati 3000 të masakruarit, dëmet e shkaktuar, rrëmbimet e pa llogaritura. Po qysh të nesërmen e konferencës u pa demagogjia politike.

/levizjabijteeshqipesblog.wordpress.com/