Dorea Robelli, 14 vjeçarja shqiptare nga Kosova shpallet kampione e matematikës në Zvicër.

Image result for 14 vjeçarja nga Kosova shpallet kampione e matematikës në kantonin e Cyrihut

Një 14 vjeçare nga Kosova është shpallur kampione në matematikë, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.

Kështu së paku sipas Vlora Çitakut, që është ambasadore e Kosovës në SHBA, që ka shkruar për kosovaren që quhet Dorea Robelli.

“Më lejoni t’ua prezantoj Dorea Robellin, kampionen e kantonit të Cyrihut në matematikë! Po, në matematikë. Tashmë jemi mësuar që diaspora jonë të na e flladitë shpirtin me suksese të shumta në art e sport.
Po ja që gama e sukseseve po rritet e po shtrihet edhe në fusha që dikur konsideroheshin të pa mundura për ne”, ka thënë Çitaku.“Dorea është 14 vjeçare. Mbajeni mend këtë emër! Të lumtë!”, ka shkruar ajo./ditori.com/