6 Qytete ilire te pa zbuluara në Shqipëri

Related image

Në trojet e Shqipërisë, ku ne kemi shumë enigma, p.sh., të dini ju se sa shumë është shkruar për një qytet ilir, i cili ka pasur dhe një llojn sigle, i quajtur Damastian, të cilit i njihen monedhat, i njihen shenja të tilla të veprimtarisë mineralogjike ose të minierave të argjendit…

Nga – Moikom ZEQO

Arkeologu dhe shkrimtari Moikom Zeqo zbulon situatën skandaloze të arkeologjisë shqiptare, në 26 vjetët e fundit.

Zeqo dëshmon se në trojet shqiptare nuk është bërë asnjë përpjekje për zbulime më të hershme se qytetërimi romak e helen.

Janë plot 6 qytete ilire të pazbuluara si Albanopolis afër Krujës, Qyteti i Taulanteve, qyteti Damastian, qyteti Burbullas afer Beratit, Nikaj në Klos, si dhe Arnisa për të cilën Zeqo thotë se nuk është e sigurte ku gjendet në Durrës apo afër Lushnjës.

Image result for Albanopolis after krujes

“Pikërisht në hartën e Ptolemeut, se ai e ka me gradë gjeografike kjo është e rëndësishme, ndodhet në jug të qytetit të Durrësit qyteti Arnisa. Është një qytet i paidentifikuar akoma. Ka mendime të ndryshme. Një arkeolog italian i quajtur Sestieri e identifikon afër vendit të quajtur Babunja afër Lushnjës. Këtë mendim e kam mbrojturedhe unë, Neritan Ceka e ndonjë tjetër.

Por janë edhe emra të tjerë.
Mund të them edhe emra të tjerë, p.sh. është qyteti Dentaj që përmendet, qyteti
i Taulantëve, që nuk dihet se kush është përveç Arnisës”, tha ndër të tjera Zeqo.

“Nuk po flas për qytete më të mëdha siç është Bylisi, Amantia, Antigonea se këto janë gjetur, ose Dimali që u gjet. Në trojet e Shqipërisë, ku ne kemi shumë enigma, p.sh., të dini ju se sa shumë është shkruar për një qytet ilir, i cili ka pasur dhe një llojn sigle, i quajtur Damastian, të cilit i njihen monedhat, i njihen shenja të tilla të veprimtarisë mineralogjike ose të minierave të argjendit, dhe ne deri më sot nuk kemi bërë identifikimin se ku ndodhet.

Disa thonë që është në Kosovë, disa thonë që mund të jetë në trojet shqiptare të Shqipërisë shtetërore të sotme. Një fshat afër Beratit, që quhet Burgullas. Nuk e dimë tamam se si quhet. Është një qytet antik.

Nuk kemi mundur ta identifikojmë. Ose është një
element unikal ndoshta në të gjithë arkeologjinë evropiane. Janë dy qytete antikë pranë njëri-tjetrit, njëri është Nikaja, një qytet me përmasa shumë të mëdha të gurëve të përdorur ose të një teatri, që është fshati Klos i sotëm”, tha më tej Zeqo.

Arkeologu Zeqo rrëfen se zbulimet janë bërë në mënyrë empirike dhe nuk ka studime të thella për gjenezën tonë iliro-trako shqiptare. Institucioni i arkeologjisë është shkatërruar tashmë./shqiperia.com/