KUSH PO TENTON TË VJEDHË GURIN ME VLERË TË MADHE ARKEOLOGJIKE ME PIKTOGRAME TË GJETUR NË XHUXHE TË MIRDITËS?

Trojet shqiptare janë të stërmbushura me pasuri të dhënash arkeologjike të cilat tregojnë para-dhe historinë e lashtë të banorëve vendas.Ajo pasuri jo që është trajtuar në mënyrë adekuate por ajo shpesh është dëmtuar ,por edhe grabitur nga përfitues dhe grabitçar hijesh të cilët dëshirojnë ta zhveshin këtë vend nga historia e tij.

Kohëve të fundit është shkruar mjaft për një gjetje senzacionale arkeologjike në  në Xhuxhe të Mirditës,ku janë zbuluar piktograme të gdhendura në gurin parahistorik të gjendur aty.

Por është dhënë alarmi se persona të pa identifikuar ka disa dite që po tentojne te vjedhin gurin  me piktograme.

Për këtë arsye Banoret e fshatit tashmë vullnetarisht po e bëjnë turne ruajtje të kesaj pasurie pasi gjate ketyre diteve kanë kapur dy kamione që janë futur gjate nates për te vjedhur gurin,nga ku bëhet edhe apeli për  te gjitha institucioneve perkatese se duhet nderhyrje urgjente dhe te marrin masa te menjehershme për ruajtjen e këtij zbulim historik.

/Xh.Arifi/proinformacion.com/