Po ndodh shkombëtarizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

 

Image result for Shkombëtarizimi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Statuti i ri është kopsitur, në mënyrë që titulli i autoqefalisë mund të tërhiqet lehtë, nëse kryepeshkopët e ardhshëm ngrenë krye…

Helenizimi i KOASh-it ishte një projekt shumë i kushtueshëm, por dhe shumë i suksesshëm, madje me pasoja historike të garantuara tej këtij brezi, nga të cilat mund të shënojmë disa pika, në investimet e rrezikshme për të zhbërë sfondin shqiptar në komunitetin ortodoks:

1. U mohuan sistematikisht dhe u nxinë personalitetet që luftuan dhe arritën kombëtarizimin e komunitetit ortodoks në Shqipëri, duke shkëputur nga kujtesa kishtare e besimtarëve vitet 1920-1990.Përveç aspektit kombëtar, u çuan në harresë edhe klerikët me kombësi shqiptare që u përndoqën për besimin ortodoks gjatë diktaturës ateiste; për të mos pasur asnjë shenjë lidhëse me të kaluarën e përbashkët historike.

2. Në ndërtimin e kishave të reja u imponua një arkitekturë helene, me një simbolikë dhe ikonografi greqisht, në masën mbi 95%, duke mëkuar brezin e ri me bindjen se shqipja qenka gjuhë e pafuqishme për të qenë e barabartë me gjuhët kishtare të popujve fqinjë.U bllokua plotësimi i teksteve liturgjike për kombëtarizimin e Kishës, duke u mjaftuar në 6% të përkthimeve të trashëguara, por duke mashtruar me disa ribotime të tyre dhe me premtime të rreme se do të bëhen, “kur të vijë ora e Zotit”.Në të njëjtën kohë, u ndërkall greqishtja në Tiranë, Korçë, etj, ndërsa në mjaft kisha në jug të Shqipërisë, si në qytetin dygjuhësh të Sarandës, gjuha shqipe u ndalua krejt!

3. U përjashtuan nga kryesia e Kishës shqiptarët ortodoksë, duke emëruar në pozitat kyçe shqiptarë nga familje myslimane, madje të gjithë individë mafiozë dhe të kompromentuar me abuzime ekonomike dhe seksuale.Përjashtimi i ortodoksëve u bë për të themeluar imazhin se KOASh-i u përbëka nga grekë dhe myslimanë të konvertuar prej misionit grek, por edhe për të futur përçarjen brendashqiptare më vonë; për ta lënë luftën mbrapa!

4. Kryepeshkopi luftoi dhe pengoi organizimin e shqiptarëve ortodoksë jashtë Shqipërisë, ndërsa kapi dhe futi nën influencën e tij politike diasporën shqiptare ortodokse në ShBA.Në vitin 1999, kur Kryepeshkopi i Athinës vendosi hapjen e një kishe në gjuhën shqipe në Athinë, Kryepeshkopi Anastasios përdori lidhjet e tij me qeverinë greke, duke e bllokuar procesin dhe duke e shtrënguar Kryepeshkopin e Greqisë të tërhiqet!Në vitin 2005 Kryepeshkopi Anastasios mbylli kishën e re në gjuhën shqipe në Toronto, Kanada, gjë që shënoi dështimin përfundimtar për organizimin e shqiptarëve ortodokse jashtë Shqipërisë.

5. Mbas këtyre akteve strategjike, në vitin 2006 u imponua një statut antishqiptar, duke zbritur dhe cunguar dekretin e dhënies së autoqefalisë (1937), në disa nene që fytyrojnë një kishë kombëtare.Një nga nenet antivendore të statutit të ri ishte përjashtimi i diasporës shqiptare nga juridiksioni i KOASh-it: Diaspora ekzistonte në statutin e mëparshëm, të vitit 1950. Madje ky ndryshim vrastar u fut tek nenet e pandryshueshme!Kjo u krye me largpamje për të ngrirë perspektivën e ndërgjegjësimit identitar të shqiptarëve ortodoksë jashtë Shqipërisë, nga njëra anë, por dhe për të nxitur konflikte dhe çarje brendakishtare në të ardhmen, përderisa neni është ligjëruar si i pandryshueshëm!

6. Mbas punës këmbëngulëse dhe suksesit të pamohueshëm në shkombëtarizimin e KOASh-it, në vitin 2016 u shfuqizua vetë autoqefalia, me nenin 63.2, por duke e lënë titullin siç është: Që të përdoret në konfiguracionin e votave të primatëve autoqefalë, siç mëtohet shpesh nga Fanari sot në konfliktet ndër-ortodokse. Statuti i ri është kopsitur, në mënyrë që titulli i autoqefalisë mund të tërhiqet lehtë, nëse kryepeshkopët e ardhshëm ngrenë krye.

7. Institucionet në pronësi të KOASh-it komandohen dhe zotërohen sot në mënyrë private nga shtetas grekë, me kontrata pa afat. Po bashkangjis kopje vetëm të një kontrate: 21 prill 2016. Kryepeshkopi iu jep “me hua” (pa pagesë dhe pa afat) bashkëpunëtorëve të tij grekë institucionet dhe pronat e Kishës!/zgjohushqiptar.info/