Ndërron jetë boksieri bullgar, në përballjen me shqiptarin Ardit Murja!

Boris Stanchov ka ndërruar jetë gjatë një meçit derisa ishte lejuar që të luftonte nën licencën e kushëririt të tij, Isus Velichkov.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se boksieri kolapsoi në raundit e pestë në përballjen me boksierin shqiptar Ardit Murja.

Ndeshja është ndërprerë menjëherë, derisa stafi mjekësor ishin futur në ring për ta shpëtuar, për ta dërguar më vonë në spital.

Sipas The Mirror, boksieri kishte pësuar sulm në zemër, gjersa Velichkov kishte konfirmuar se boksieri ka ndërruar jetë.

“Ai ka qenë duke luftuar le licencën time që nga viti 2018. Ai ka thënë nuk ka problem, trajneri e dinte”, ka thënë ai.

WBC ka lëshuar një njoftim në ueb faqen e tyre duke i shprehur ngushëllime familjes, mirëpo nuk ishte në dijeni për rastin dhe për identitetin e boksierit. /Telegrafi/