FLUKS TURISTËSH GJERMANË DHE POLAKË NË SHTIGJET E MALIT TË TOMORIT EDHE NË SHTATOR

Ditët me diell gjatë muajit shtator po shfrytëzohen nga turistët gjermanë dhe polakë të cilët po vizitojnë Parkun Kombëtar të Tomorit dhe malin e Dajtit.

Në këtë fillim vjeshte plot diell turistët të shumtë gjermanë dhe polakë shijuan një itinerar turistik për njohjen e natyrës dhe kulturës së këtyre zonave.

Ata gjithashtu përjetuan dhe aventurën duke bërë ecje në këmbë në shtigjet dhe bukuritë natyrore që këto zona ofrojnë.

“Turistë gjermanë dhe polakë që po eksplorojnë bukuritë natyrore në malin e Tomorit dhe malin e Dajtit janë vetëm një pjesë e vizitorëve të shumtë që frekuentojnë zonat e mbrojtura këto ditë shtatori”, shprehet ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Klosi shprehet se, “rritja e numrit të turistëve vijon të jetë e lartë dhe në 8 muajt e parë të vitit. Shqipëria shënoi 10,8 % më shumë turistë të huaj, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018”.

Eksplorimi dhe turizmi i aventurës në vitet e fundit në Shqipëri po kthehet në një atraksion mjaft interesant për vizitorët e huaj, kjo dhe për shkak të terrenit mahnitës dhe të shumëllojshëm që ofron vendi ynë./proinformacion.com/