PESHA E DHEMBJES (Bijve të mi, që humbën jetën në rrethana të errëta: Arbënori më 2014 dhe Astriti më 2016)

Fotografia e Albini për Kryeministër

PESHA E DHEMBJES

(Bijve të mi, që humbën jetën në rrethana të errëta:
Arbënori më 2014 dhe Astriti më 2016)

Atdheu dhe alfabeti
Kurorë nderi vunë shkronjën A.
Për hapat drejt agimeve të purpurta,
A-ja brerore edhe në emrat Tuaj!

E rëndë dhembja,
Sa pesha e Alpeve Shqiptare!
Sa dheu i gjakut tonë!

E thellë dhembja,
Sa thellësia e Adriatikut,
E Jonit valëshumë,
E oqeanit pa fund!

E lartë krenaria,
Sa kreshtat e Sharrit,
Sa kupa e qiellit mbi tonin Atdhe!

Krahëhapur krenaria,
Si fushat e gjera,
Si rrafshnaltat e bjeshkëve,
Si shqiponja jonë e shenjtë
Në qiellin e paanë!

Hijerëndë fisnikëria,
Si pyjet e dendura!
Si Moti i Madh
Në oqeanin e kujtesës sonë!

Det i trazuar pikëllimi,
Plot valë ngushëllimi, plot valë freskie
Cep më cep zemërdhembshurës sonë,
Për Ju,
Që hodhët hapin me shkronjën e parë të ATDHEUT!

Prishtinë, 11. 9. 2019
Avni Dehari