Vlera jonë kombëtare,“Vallja e Tropojës” pritet të njihet nga UNESCO

Vallja e Tropojës” është një vlerë kombëtare e jona, që pritet të njihet si trashëgimi botërore nga Unesco.

Hakaj tregoi se prej kohësh ai bashkë me koreografë të tjerë kanë përgatitur një dosje me të gjitha materialet e nevojshme dhe brenda kritereve të kërkuara nga institucionet përkatëse, për ta përfshirë vallen e Tropojës në listën e trashëgimive të mbrojtura të Unesco-s.

Pavarësisht reagimit pozitiv të akademikut Vasil Tole lidhur me këtë çështje, koreografi Skënder Hakaj shprehu shqetësimin se ky process është duke u zvarritur qëllimisht, duke vënë në dukje dallimet dhe përkatësinë krahinore.

“Meraku im është zvarritja për ne, se thonë hajt këta janë provincialë…” tha ai, duke shtuar më tej se nëse “fati” i këtij kërcimi do të ishte në dorën e Tiranës apo ndonjë qyteti tjetër, procesi i njohjes nga Unesco do ishte kryer me kohë dhe nuk do kishte qenë e nevojshme të pritej kaq gjatë./mekulipress.com/