Për herë të parë,sot hapet mësonjëtorja shqipe në Spanjë

Sot, me 24 nëntor 2019, u hap për herë të parë në Spanjë Mësonjëtorja Shqipe.

Tashmë fëmijët në Madrid dhe më tej, do të kenë një kënd ku të flasin dhe të luajnë me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe.

Në këte ditë të parë patën mundësi të vijnë familje nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Pati edhe familja nga skajet më të largëta të Spanjës për mos ta humbur këtë ngjarje./mekulipress.com/